Date of Award
Fall 11-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurije Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Politika monetare është politika e ndjekur nga autoriteti monetar nëpërmjet manipulimit të instrumentave monetare për të ndikuar në ekonomi dhe për të realizuar objektivat e tij. Përgjithësisht, autoriteti monetar është banka qendrore dhe objektivi i shumicës së bankave qendrore është stabiliteti i çmimeve dhe I valutës së vendit. Për realizimin e këtij objektivi përdoren objektiva të ndërmjetëm që kanë të bëjnë me agregatët e ndryshëm monetarë, rritjen ekonomike, stabilitetin makroekonomik, stabilitetin financiar etj. Stabiliteti i çmimeve është mjaft i rëndësishëm dhe prek secilin nga ne duke ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave reale (inflacioni i stabilizuar), apo negativisht në uljen e të ardhurave reale (inflacioni I pastabilizuar). Banka e Kosovës ka si objektiv primar stabilitetin e çmimeve. Për këtë arsye ajo ndjek politikat për të eliminuar faktorët që e kërcënojnë këtë stabilitet, apo edhe për ta bërë stabilitetin e çmimeve sa më të qëndrueshëm. Për tia arritur qëllimit, Banka e Kosovës përdor një sërë instrumentesh dhe modelesh në mënyrë që të jetë në gjendje të parashikojë skenarë të ndryshëm të ecurisë së variablave kryesorë dhe sidomos përgjigjen ndaj tronditjeve të ndryshme, qoftë të jashtme qoftë të brendshme, të ekonomisë. Për këtë arsye në këtë punim analizohet hollësisht evoluimi i politikës monetare në Kosovë. Në këtë punim pasqyrohen përpjekjet e BK për modelimin e sjelljes së variablave makroekonomikë dhe sugjerohet përdorimi i një instrument shtesë që mund të përdoret si instrument operacional apo edhe me qëllim parashikimin e ndryshimit të normës së interesit që mund të jetë i nevojshëm për të stabilizuar ekonominë
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1763
Recommended Citation
Korenica, Amra, "TREGU MONETAR NË KOSOVË" (2018). Theses and Dissertations. 1543.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1543