Date of Award

Spring 5-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Shqiptar Demaçi

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Infermieria përkufizohet si mbrojtja, promovimi dhe optimizimi i shëndetit dhe aftësive, për parandalimin e sëmundjeve dhe lëndimeve, nëpërmjet diagnozës dhe trajtimit të pacientëve. Injeksioni është akti i vendosjes së një lëngu, veçanërisht një ilaç, në trupin e një personi.

Qëllimi i këtij punimi është të hulumtojë mbi zbatimin e drejtë /jo të drejtë të dhënies së terapisë përmes injeksioneve, infuzioneve periferike dhe rolin e infermierës në këtë proces.

Metodologjia: Ky studim ndërsektorial u realizua midis muajit Janar 2020 dhe Shkurt 2020 në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në Klinikën e Kirurgjisë në Spitalin Regjional të Mitrovicës. Si mostër në këtë studim janë marrë 50 pacientë nga të dy gjinitë. Kriteret e përfshirjes ishin pacientë të moshës mbi 18 vjeçare që ishin të hospitalizuar më shumë së 72 orë për tretman mjekësor. Një pyetësor në gjuhën shqipe u krijua për t'u përdorur për intervistën me pjesëmarrësit.

Rezultatet: Për shkak të gabimeve të infermierëve gjatë administrimit të ilaçeve, janë regjistruar komplikime të shumta: e që numri më i madh ishte në QKUK: është shfaqur tromboza post infusive në N=7 pacientë apo 23.33 % e gabimeve tek të dy gjinitë, pastaj dalja e kanilës dhe dalja paravenoze me nga N=3 pacientë tek të dy gjinitë apo nga 10% të rasteve, ndërsa në Spitalin Regjional të Mitrovicës, komplikime më të shumta si pasojë e gabimeve infermierore ishin: dalja paravenoze dhe tromboza post infusive tek N=5 pacientë të dy gjinive apo 25% te rasteve me gabime, pastaj dalja e kanilës me nga një rast për secilën gjini.

Konkluzionet: Infermierët/et kanë rol të rëndësishëm gjatë aplikimit të terapisë Intravenoze dhe Intramuskulare te pacientët. Infermierët/et duhet që të kenë kujdes të shtuar për ndonjë gabim të mundshëm tek pacietët. Numri i gabimeve nga ana e infermiereve në këto dy qendra spitaliore të hulumtimit edhe përkundër trajnimeve dhe përvojës së punës që kanë infermierët ishte i lartë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2243

Included in

Nursing Commons

Share

COinS