Date of Award

Summer 8-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mustafë Hasani

Language

Albanian

Abstract

Për të arritur mirëqenie dhe stabilitet politik, qeveritë kombëtare synojnë arritjen e ekuilibrit ekonomik. Qeveria përdor instrumente të ndryshme për të stimuluar rritjen e ekonomisë, për të ulur papunësinë si dhe për të arritur objektivat makroekonomike. Në kontekst të rritjes së ngadalshme ekonomike të viteve të fundit dhe të presioneve fiskale, Kosova ballafaqohet me sfidën komplekse të zhvillimit ekonomik. Që nga periudha e pas luftës Kosova ende vazhdon të jetë në një situatë jo të mirë në aspektin ekonomik, ku papunësia vazhdon të jetë në një shkallë të lartë, kërkesa për fuqi punëtore është ende shumë e ulët dhe krijimi i një ambienti që do të favorizojë formimin e vendeve të qendrueshme të punës është një detyrë sfiduese që kërkon reforma shumëdimensionale në ekonomi.

Ky punim adreson çështjen e impaktit të politikës fiskale në zbutjen e papunësisë, rritjen e investimeve dhe të konsumit për të gjeneruar rritje ekonomike të qendrueshme. Sistemi fiskal dhe kryesisht politika fiskale është një përcaktues i rëndësishëm në rritjen ekonomike të një vendi dhe për këtë arsye është parë me interes nga shumë studiues që të analizohet.

Kjo analizë është shumë e rëndësishme për vendin tonë pasi që sistemi fiskal në vite ka ndryshuar shumë dhe ekonomia jonë aktualisht po përballet me vështirësi të mëdha, duke pasur parasysh edhe faktin që vendi ynë gjendet në periudhën e tranzicionit ekonomik. Ky studim paraqet një historik të shkurtër të sistemit fiskal ndër vite, rolin e rëndësishem të tij në zhvillimin ekonomik si dhe mendimet e ndryshme të teoricenteve të ndryshëm për politikën fiskale.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1758

Included in

Business Commons

Share

COinS