Date of Award

Winter 2-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Armend Muja

Language

Albanian

Abstract

Një nga qëllimet kryesore të këtij studimi është ofrimi i një Udhëzuesi për menaxherët Kosovarë të biznesit lidhur me atë se, në cilat çështje që kanë të bëjnë me marketingun ata duhet të përqëndrohen, në mënyrë që ta rrisin sa më shumë performancën afatgjate të kompanive të tyre në Kosovë dhe në vendet e tjera, të huaja. Prandaj, problemi kryesor i hulumtimit për këtë studim mund të paraqitet si në vijim:

Cfarë lloj marketingu strategjik mund të lidhet sa më mirë dhe efektivisht me performancën financiare të kompanive në mjedise të ndryshme biznesore (të biznesit)?

Ky problem, më tej mund të ndahet në tri nën-probleme, apo pyetje të hulumtimit, sikur është prezantuar më poshtë:

1. Cila është marrëdhënia midis burimeve të marketingut dhe orientimeve të biznesit, dhe performanca financiare e firmës?

2. Sa të ndjeshëm janë rezultatet e specifikave të vendeve dhe dallimeve të mjediseve të biznesit?

3. Si vlerësohet efektiviteti i marketingut sot, dhe potencialisht në të ardhmen?

Dy nën-problement e para janë të lidhur shumë ngushtë me njëri tjetrin. Përvec kësaj, ata të dy kanë natyrë emprike. Efekti i qartë i këtyre pytjeve të hulumtimit së bashku, është të përgjegjurit në pytjen: Si duhet që, kompanitë Kosovare ta bëjnë marketingun e tyre strategjik në tregjet e tyre vendore dhe të huaja, dhe në kontekst të mjediseve të ndryshme biznesore?Nën-problemi i tretë është i natyrës pak më analitike. Ky përpiqet, që të sjellë mënyra të reja të matjes dhe vlerësimit të fenomeneve të marketingut strategjik dhe ndikimin e tyre në performancën e punës (të biznesit). Analizat përqëndrohen në treguesit (indikatorët) përtej masave tipike finaciare, sic është kthimi në investimi (KI) apo margjina e fitimit. Diagrami i pyetjes së hulumtimit, përfshirë problemin kryesor, nën-pyetjet dhe objektivat lidhur me secilën nën-pyetje.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1757

Included in

Business Commons

Share

COinS