Date of Award

Winter 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Musa Sabedini

Language

Albanian

Abstract

Tema me titull: “Media Kosovare dhe sfidat e saj përballë korrupsionit” ka një vlerë të rëndësishme për faktin se flitet për një sektor të gazetarisë së ndjeshme, ku rreziqet e raportimit janë evidente gjatë gjithë kohës. Të luftosh korrupsionin, do të thotë të luftosh njerëz me ndikim në pushtet dhe njerëz me ndikim në jetën politike e biznesore. Andaj lufta kundër korrupsionit sjell pasoja e rreziqe të shumta. Nisur nga ky fakt do të fokusohemi më tepër në teknikat që përdorin mediat për ta luftuar korrupsionin.

Ky punim paraqet një përpjekje për t’i ndriçuar dhe analizuar disa nga karakteristikat e dukurisë së korrupsionit në Kosovë. Në punim janë analizuar faktorët e përgjithshëm të cilët e karakterizojnë shoqërinë e tanishme kosovare në pikëpamje të rrethanave që i kontribojnë shtrirjes së dukurisë së korrupsionit, disa rezultate të sondazheve të përcepcionit të publikut mbi korrupsionin dhe sfidat lidhur me luftimin e korrupsionit.

Në këtë punim janë vënë në dukje marrëdhëniet midis Korrupsionit dhe Lirisë së Shtypit, gazeta shqyrton si mënyra të prekshme dhe të paprekshme, në të cilën gazetari shërben si pengesë për korrupsionin. Ai gjithashtu konsideron se si mund të forcohen mediat, për të rritur rolin e tyre në frenimin e korrupsionit. Kapitujt e ardhshëm do të zhvillojnë më tej disa nga këto çështje.

Punimi nuk përbën një studim integral mbi temën e korrupsionit, përkundrazi ai fokusohet pas studimit të rolit të luajtur nga media në frenimin e korrupsionit. Duke vepruar kështu, analizohen efektet e prekshme dhe të paprekshme të medias si dhe mënyrat për të forcuar dhe mbrojtur rolin e saj në shoqëri.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.138

Included in

Communication Commons

Share

COinS