Date of Award
Spring 5-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Armend Muja
Language
Albanian
Abstract
Në vitet e fundit vërehet një ndërgjegjësim në rritje për rëndesinë e aktivitetit sipërmarrës me qëllim të zhvillimit ekonomik. Kjo ka nxitur kërkime shkencore apo debate mbi bazat e ndërmarrësisë dhe elementet kryesore që mundësojnë vendet në zhvillim të adoptojnë modelet e suksesshme. Dallimet ndërmjet kombeve të ndryshme në nivel të ndryshem të aktivitetit sipërmarrës mund të shpjegohen përmes një game të gjerë faktoresh, siç janë ata: ekonomik, teknologjik, kulturor apo institucional. Ndikimi i institucioneve informale dhe vlerave kulturore ka tërhequr më pak vëmendje. Sidoqoftë, pas publikimit të studimeve mbi dismensionet kulturore dhe ndërmarrësinë të Hofstede është intensifikuar kërkimi aplikativ në vendet në zhvillim.
Qëllimi primar i këtij punimi është të shqyrtojë ndikimin e kuturës dhe vlerave në ndërmarrësi. Ndërlidhja kauzale do të testohet në rastin e Kosovës. Korniza teorike e gjetjes së ndikimit të kulturës në ndërmarrësi bazohet në Indesin Kulturor të Hofstede. Metodologjia e studimit mbështetet në triangulim të të dhënave cilësore dhe sasiore. Të dhënat bazohen në shqyrtim të literaturës, metodës së narracionit, përpunim të të dhënave primare, dhe shqyrtim të diskursit. Shoqëria në Kosovë në bazë të parametrave të Indeksit të Distancës Kulturore është më e prirur të jetë kolektive sesa individuale dhe duke ulur parametrat tjerë të rëndësishëm për sipërmarrrje. Shoqëria ka indeks të lartë të distancës së pushtetit dhe thekson rolin e hierarkisë. Shkalla e pranimit të pasigurisë është tejet e ulët dhe kryesisht i atribuohet strukturës kolektive. Të gjitha këto gjetje e ulin nivelin e individualizmit, kreativitetit dhe tolerancën e rrezikut që janë atribute thelbësore për zhvillim të ndërmarrësisë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1768
Recommended Citation
Berisha, Ardit, "ROLI I KULTURËS NË NDËRMARRËSI: ANALIZË E RASTIT TË KOSOVËS PËRMES INDEKSIT KULTUROR TË HOFSTEDE" (2018). Theses and Dissertations. 1564.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1564