Date of Award

Winter 2-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Detyra të cilën kam zgjedhur për të punuar (projektuar) është objekt që do të shërbej për

Hapësira të përbashkëta kulturore dhe sportive,që përfshin hapësira për të lexuar,për rekreim dhe akomodimin sa më të lehtë të njerzëve të moshave te ndryshme,duke filluar nga fëmijët e deri tek ata më të moshuarë,në komunën e Prishtinës,pjesa e Prishtinës së vjetër përkatësisht afër muzeut te Kosovës tek xhamia e çarsishë,përballë parlamentit Republik.E kam zgjedhur po këtë lokacion për arsye se mu në këtë pjesë ka më së shumti institucione historike,kulturore dhe arsimore dhe pasi që edhe unë e kam trajtuar temen e objektit multifunksional-kulturorë dhe sportiv.Në këtë objekt më së shumti ështe trajtuar bibloteka,pasi që sipas analizve të bëra dhe hulumtimeve rreth lokacionet dhe pyetësorit që ju kam bërë qytetarëve te kesaj rrethine atëherë e kam trajtuar këtë temë sepse bibloteka ishte mungesë dhe jo vetem në këtë pjesë por edhe në lagjet për rreth saj.Kuptime dhe përkufizime të ndryshme për Bibloteken, kuptimi i Biblotekes në arkitekturë, dhe mënyra se si e perdorin arkitektet sot është ajo që është shqyrtuar në këtë hulumtim, këto e ndihmojnë studiuesin të krahasojë çdo dy produkte duke përdorur kriteret e aplikuara, në një mënyrë të drejtpërdrejtë.Gjithashtu, ky hulumtim ka percaktuar metoda që arkitekti mund t'i përdorë në projekt dhe të rrisë idenë vlerësuese në një hulumtim. Përveç kësaj, një numër i shembujve janë marrë si rast studimi për të krahasuar dhe vlerësuar hapesiren në Arkitekturë. Vendet në të cilat kemi përjetuar ditë ëndërruese rikthehen në një fantazi të re dhe kjo ndodh sepse kujtimet tona për vendet e dikurshme të leximit dhe mesimt rishfaqen si ëndrrat e ditës që këto hapsires të së kaluarës mbeten në ne për gjithë kohën .

Territori i arkitekturës është zvogëluar në shumë raste për t’iu përshtatur rregulloreve, maksimizuar madhësinë dhe densitetin e një vendi të caktuar, dhe arritjen e një sensi të turbullt të përputhjeje me kontekstin.

Hapësira e përbashkët (dhe jo hapësira publike) do të thotë një territor që është i ndarë në një kontekst dallimesh.

Hapesira reflekton shume gjera, ajo eshte gjithcka qe sheh.

Tema kërkon padyshim që arkitektët të bazojnë punën e tyre në përvojat që do të krijojnë më tepër sesa në arsyetime abstrakte që mund ose nuk mund të ndikojnë shikuesit dhe përdoruesit e arkitekturës. Një mendje e dhuruar, kur kryen udhëtimin poetik të imagjinatës, është e kënaqur në zbulimin e qosheve të papritura, shtigjeve dhe urave që çojnë në ato vende ku brendia rritet për të fituar intimitet me atë nocion që shfaqet njëshmëria me jetën. Ndonjëherë zbulimi nuk është i papritur, por gradual, që vjen nga një familjaritet i vazhdueshëm me vendet.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2255

Included in

Architecture Commons

Share

COinS