Date of Award
Summer 8-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Ismail Ferati
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi bazë këtij studimi ka qenë studimi i efektit antimikrobik, i konservuesit me bazë bimore në qumështin e freskët dhe njohja me përbërjen e qumështit, mikrobiologjinë e qumështit dhe problemet e industrisë së përpunimit të qumështit. Analizat e numrit të përgjithshëm të mikroorganizmave në qumësht janë realizuar në përputhje me kërkesat e ISO 4833. Nga mostrat e marra rastësisht në treg, janë ndarë në dy mostra ku tek Mostra 1 kemi analizuar numrin e mikroorganizmave total pa përdorur ndonjë trajtim, ndërsa tek Mostra 2 kemi analizuar numrin e mikroorganizmave total pasi kemi shtuar një sasi prej 0.4 ml konservues për 1 L qumësht. Rezultatet tregojnë se numri i mikroorganizmave është ulur për 26 herë 30 minuta pas shtimit të konservuesit, ndërsa veprimi 48-orësh i konservuesit ka ulur numërin e mikroorganizmave për 174 herë, shifër që përfaqëson kulmin e efektit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2261
Recommended Citation
Rudari, Ali, "EFEKTI I KONSERVUESVE ME BAZË BIMORE NË REDUKTIMIN E AKTIVITETIT MIKROBIOLOGJIK NË QUMËSHTIN E FRESKËT" (2020). Theses and Dissertations. 1578.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1578