Date of Award

Spring 4-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Xhevat Kamberaj

Language

Albanian

Abstract

Kjo temë është marrë në studim jo vetëm për faktin që ky kancer është ndër kanceret me vdekshmëri të lartë në botë por edhe për nevojën e ndërgjegjësimit të popullatës në mënyrë që të mundësojmë parandalimin e tij.

Është punuar dhe studiuar që nga faktorët e rriskut e deri tek parandalimi e trajtimi duke vëzhguar e ndjekur pacientët e shtruar në Repartin e Onkologjise në spitalin e Prishtines (QKUK). Pacientëve u janë marrë të dhëna të rëndësishme dhe u është dhënë kujdesi infermieror i nevojshëm dhe në këtë mënyrë ne kemi arritur në disa përfundime të rëndësishme. Ky punim është strukturuar në tre kapituj. Në kapitullin e parë - është trajtuar hyrja e këtij punim ku janë paraqitur informatat bazike për këtë punim. Në kapitullin e dytë - trajtohet rasti i hulumtuar ne këtë punim si dhe rezltatet e këtij hulumtimi të realizar nga të dhënat e disponueshme ne QKUK gjegjësisht ne Repartin e Onkologjisë. Deklarimi i problemit është prezentuar në Kapitullin tretë ku është trajtuar tema boshte lidhur me kujdesin infermieror te pacientët me kancer kolorektal. Kurse në fund jane paraqitur konkluzionet dhe rekomandimet lidhur me çështjen e trajtar ne këtë punim.

  • Kanceri kolorektal është sëmundje shumë e shpeshtë që është vërejtur më shumë tek mashkujt se sa tek femrat.
  • Gjatë kujdesit infermieror ka shumë rëndësi aplikimi i terapisë dhe kujdesi ndaj plagës dhe në vecanti ndaj kolostomisë kur ajo është prezente.
  • Diagnostikimi i hershëm është mënyra më efikase për parandalimin e kancerit kolorektal.
  • Është shumë e rëndësishme që të bëhet ndjekja në vazhdimësi e pacientëve dhe t’u jepen këshilla në lidhje me kujdesin në vazhdimësi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2266

Included in

Nursing Commons

Share

COinS