ROLI I GRUAS NË EKONOMINË E KOSOVËS

Blerina Boshtraj, University for Business and Technology - UBT

Abstract

Gruaja në përgjithësi është shtylla kryesore në shoqëri ajo e cila sakrifikohët duke u kujdesur gjithëmonë për të tjeret përkundër faktit që të tjerët mund të mos kujdesen për të. Kosova një shtet i ri dhe ndër shekuj i përballur më luftera, shtypje, probleme ekonomiko-sociale kanë ndikuar në kulturen tonë, kështu duke i mbivlerësuar burrat krahas grave të cilat jane ato që e kanë ndierë më shumë këte jobarazi ndër vite, por kjo nuk i ka ndalur të kontribojnë si për familjen ashtu dhe për vendin. Qëllimi i këtij studimi është të vërtetohet hipoteza së “A ndikon pozitivisht avancimi i gruas në mardhënjet familjare” është zgjedhur kjo temë për arsyje së gratë në Kosovë dita ditës po avancohen duke u punësuar dhe duke fituar poste të larta gjë që paraqitet si një ndryshim për shoqërine tonë e cila është në tranzicion, kështu duke konfuzuar shoqërine ku një pjesë mendojne së punësimi i gruas ndikon negativisht në mardhënjet familjae përarsyje të adaptimit ndaj faktit që gruaja duhet qëndroj gjatë tëre kohës duke u kujdesur për familjen e cila s’mund të funksionoj njesoj pa te. Pjesa tjetër e shoqërise mendon të kundërten së avancimi i gruas ndikon pozitivisht në mardhenjet familjare gjë që ky studim edhe e vërteton më anën e pyetsorve dhe statistikave, avancimi i gruas pas luftes së fundit në Kosovë po ngritet dita dites, shkollimi luan rolin bazë në këtë rast sepse më edukimin e gjinise femerore mundësia e punësimit është shumë më e larte, shkak tjetër që ka ndikuar është liria dhe mos preokupimi ndaj izolimit që lufta dhe shtypjet i sollën shoqërise. Me avancimin e gruas familja si dhe shoqëria përfiton shume, në familje përmiresohen kushtet ekonomike, sa më shumë të punësuar aq më shumë mundësi, edukata familjare rritet ndaj adaptimit të gjeneratave të reja për shkollim dhe respekt në mes të dy gjinive të familjes pra familja funksionon si një tërsi e shëndoshë. Ndikim pozitiv ka edhe ndaj vendit rritet edukata qytetare, mundësi e kryerjes së shërbimeve shtetërore, ulja e krimeve, dicorceve etj. Brigham Young ishte një politikan amerikan i cili në një fjalim të tij citoi:"Ti edukon një burrë,ti edukon një burrë. Ti edukon një grua, ti edukon një gjenëratë”