Date of Award

Spring 4-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nazmi Zeqiri

Language

Albanian

Abstract

Kosova është një vend pa dalje në det, e pozicionuar në zemër të Ballkanit. Është shtet demokratik, e qeverisur si republikë parlamentare, e bazuar në parimin e ndarjes së pushtetit dhe sistemit të balancimit. Është një vend e cili ofron mundësitë shumta për investime. Ajo ka një pozitë të mirë strategjike,ka popullsinë më tëre në Evropë dhe kataksa të ultadhe me kosto efikase të fuqisë punëtore. Sistemi bankar është një nga më të qëndrueshmet nërajon, privatizimi indërmarrjeve publike është në progres e cila sjell shumë mundësi të më dha për investitorët e huaj. Potencialet më të mëdha janë: minierat, energjia, bujqësia, kopshtaria, turizmi,dhe ekoturizmi.Vend ndodhja strategjike

e Kosovës dhe zhvillimi i infrastrukturës është një nga arsyet për të tërhequr investimet e huaja. Projektet momentale të infrastrukturës moderne përfshijnë lidhjet e autostradës me Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë. Koha për të arritur me veturë deri në portin detar të Durrësit është tri orë,dhe në portin detar të Selanikut është katër orë. Përveç kësaj, aeroporti ndërkombëtarë i Prishtinës ofron lidhje të përditshme me shumë qytete të mëdha evropiane. Qëllimi i këtij studimi është të tregojë në aspektin teorik lidhjen e IHD me rritjen ekonomike të një vendi, parë kjo në aspektin ekonomik, ligjor e social, të shpjegojë faktorët e ndryshëm që përcaktojnë “sjelljen” ë IHD-vë si dhe efektet pozitive dhe negative të tyre për Kosovën. Studimi është menduar që ti japë përgjigje disa pyetjeve studimore, sic janë: cilat janë efektet ë IHD në ekonominë shqiptare?, si ndikon klima e biznesit në vend në përthithjen e IHD?, etj. Objektivat e këtij studimi kanë të bëjnë me analizën e IHD-ve si një faktor i rëndësishëm për vendet në zhvillim në kushtet e globalitetit si dhe impakti direkt apo indirekt që ato kanë në ekonominë kosovare, si një ekonomi në zhvillim, të analizojë rolin e përcaktuesve të investimeve të huaja direkte, duke përfshirë studimin e lidhjes ndërmjet klimës së investimeve dhe IHD-ve, dhe analizën e impaktit të IHD-ve në ekonominë e vendit si nga pikëpamja makroekonomike (rritja ekonomike dhe mbarëvajtja e tregtisë) ashtu edhe nga ajo mikroekonomike (ristrukturimi dhe ecuria e ndërmarrjes), të tregojë rolin e qeverive në vendet pritëse, rëndësinë e stabilitetit ekonomik të këtyre vendeve. III

Në vitin 2010 ka pasur një rritje të lehtë, duke e çuar totalin deri në 362.000.000€. Deri në fund të vitit 2011, niveli ifluksit të IHD-veka pasur një rritje pozitive në414 milionë, por vitin 2012,vetëm 233 milionë (BQK, 2013) i cili është pothuajse gjysma e IHD-veqë Kosova ka tërhequr në vitin 2007. Shteti më i ri në Evropë ende nuk është anëtar i Unionit Evropian. Megjithatë përpjekjet e Kosovës për të hyrë në BE janë rritur, sidomos pas themelimit të Ministrisë për Integrime Evropiane, përgjegjësia e të cilës është të koordinojë veprimet dhe përpjekjet për Integrimin Evropian dhe për t'u siguruar se ligjet dhe rregulloret e miratuara nga Qeveria janë në përputhje me direktivat dhe parimet e BE-së. Si rezultat shumica e ligjeve në fuqi janë në përputhje mekërkesat e BE-së, të cilat sigurojnë një ekonomi të tregut të lirë dhe hapin rrugënpërnjë mjedis biznesi që siguron rritjen esektorit privat.Kosova, në vitet e fundit, ka bërë shumë përmirësime në aspektin einfrastrukturës. Në zemër të këtyre përmirësimeve është autostrada e re për në Shqipëri, e cila është ndërtuar me qëllim të përmirësimit të transportit dhe lëvizjes së njerëzve, dhe për të lehtësuar tregtinë në mes dy shteteve shqiptare.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1787

Included in

Business Commons

Share

COinS