Date of Award

Fall 9-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Imeri

Language

Albanian

Abstract

Ky studim ka si qëllim të jap një përshkrim të qartë të Bankës Qendrore Evropiane.Banka Qendrore Evropiane (BQE) është një organ i Bashkimit Evropian dhe së bashku me bankat qendrore të 19 shteteve të BE-së formon Sistemin Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ).

Ajo nuk është bankë qendrore e një vendi të vetëm, por mbulon një zonë gjeografike të 19 vendeve të ndryshme, secili me historinë e tij, kulturën dhe të kaluarën ekonomike të caktuar. Së bashku me bankat qendrore të vendeve anëtare të zonës së Euros, ato përbëjnë një entitet që quhet "Eurosistem", detyra më e rëndësishme e të cilit është ruajtja e stabilitetit të çmimeve.

Një informacion më të hollësishëm rreth detyrave të Bankës Qendrore Europiane dhe Eurosistemit, si dhe aspekteve themelore të monedhës së përbashkët, Euro, politikën monetare të Eurosistemit mund ta kuptoni përmes këtij punimi .

Andaj në përgatitjen e punimit të diplomës nuk kam lejuar që punimi im të devijojë nga origjinaliteti, me këtë dëshirojë të theksojë që i gjithë materiali i përfshirë në punim është i cituar dhe i listuar në referencë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1782

Included in

Business Commons

Share

COinS