Date of Award

Fall 9-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Politika fiskale është përdorimi i shpenzimeve dhe taksave qeveritare të cilat ndikojnë aktivitetin ekonomik. Përcaktimi i politikës fiskale në një vit të dhënë kohor faktikisht merr parasysh si të kaluarën (gjendjen aktuale social – ekonomike), ashtu edhe implikimet për të ardhmen (qëndrueshmërinë fiskale).

Politika fiskale mund të jetë ekspansioniste ose shtrënguese. Një politikë fiskale ekspansioniste do të thotë shkurtim i taksave direkte dhe indirekte si dhe rritja e shpenizimeve qeveritare. Këto politika do të inkurajojnë më shumë shpenzimet dhe do të rrisin aktivitetin ekonomik. Ndërsa një politikë fiskale shtrënguese do të thotë rritje taksash, si dhe shkurtim të shpenzimeve qeveritare. Këto politika do reduktojnë nivelin e kërkesës agregate dhe ndihmojnë në uljen e inflacionit. Të zgjedhësh midis dy tipeve të politikës fiskale nuk është një vendimi i lehtë, si përsa i përket gjendjes aktuale të ekonomisë, ashtu edhe vendimeve politike. Zgjedhja e politikës fiskale është një nga çështjet më të debatueshme të rolit të qeverisë në jetën ekonomike sociale të një vendi, jo vetëm nga ekonomistët, por nga një gamë më e gjerë njerëzish. Në këtë teme do të diskutohen disa nga çështjet mbi të cilat debati rreth politikës fiskale mbetet i hapur.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1793

Included in

Business Commons

Share

COinS