Date of Award
Fall 10-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Nol Dedaj
Language
Albanian
Abstract
Me rritjen e nivelit të modernizimit është rritur edhe nevoja e transportit si dhe arritja më e shpejtë në destinacionin e popullatës qe ka krijuar nevojën e udhëtimit më të sigurt si të udhëtareve me automjete ashtu edhe të këmbësorëve, nga kjo është lindë nevoja qe transporti të bëhet me komod. Qarkullimi urban ka arritur në shkallën e një përshpejtimi që shkakton uljen e sigurisë së qarkullimit si dhe bën ndotjen e ajrit dhe shkaktimin e zhurmave të mëdha.
Lidhshmëria në mes të kërkesës së transportit dhe kërkesave te natyrave të ndryshme ka rritë nevojën e hapësirave të ndryshme urbane, infrastrukturës dhe llojit të transportit dhe të jetesës, kërkesa e ndërtimit të një infrastrukture dhe një urbanizmi modern është e lidhur ngushtë edhe me frymët politike dhe strategjike që iniciojnë që të krijohet përshtatshmëri dhe përparim duke i minimizuar pikat e konfliktit në urbanizëm dhe duke bëre zgjedhjen më të mirë që mos të krijohen pengesa e vonesa në përditshmërinë e popullatës. Ky problem ka lind nevojën për të krijuar udhëkryqe me semafor, rrethrrotullim ose me sinjalizim.
Mirëpo projektimi i një rrethrrotullimi është opsioni më i sigurt për te arritur që ti eliminoj pikat e konfliktit, të minimizohen vonesat, pra edhe tek ne në ‘’Kosove’’ është duke u vu në pah nevoja e tyre dhe përdorimi sa më i shpeshtë.
Lidhshmëria e të gjithë faktorëve e te gjitha kërkesave në vendin tonë i jep kuptim nevojës së rrethrrotullimeve si dhe vurjes së tyre në dispozicion të mundësive të infrastrukturës dhe instancave tjera te favorizimit te kryerjes se projekteve deri ne piken finale.
të gjitha këto i japin kuptim termit rrethrrotullim dhe sigurisë së faktorit njeri.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.2281
Recommended Citation
Rexhaj, Arian, "ANALIZA DHE PROJEKTI IDEOR I RRETHRROTULLIMIT NË QYTETIN E KLINËS" (2018). Theses and Dissertations. 1633.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1633