Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Nasheci, fshati në afërsi të vendlindjes sime në qytetin e Prizrenit, është një nga fshatrat më të bukura të cilët i kam vizituar. Shumë nga qytetarët e Prizrenit e vizitojnë Nashecin në çdo kohë, shumë prej të cilëve kanë edhe pushimoret e tyre. Shumë persona zhvillojnë aktivitete të ndryshme këtu si: peshkim, vrapim, çiklizëm, not etj. Por gjëja që më ka rënë në sy është hoteli i vëtëm i fshatit, i cili është lënë pas dore dhe jashtë funksionit. Në lëndën e banimit në vitin e dytë të studimeve, në njërën nga projektet që kam pasur, kam studiuar vendin dhe lokacionin në fjalë, se turizimi i dikurshëm, në Nashec, i treguar nga prindërit e mi dhe ilustruar në imagjinatën time, i mungon një hapësirë e përbashkët për ringjalljen e këtij vendi. Pasi që jam duke studiuar në arkitekturë, mendoj se e kam në dorë ta realizoj një projekt të tillë. Si përfundim të studimeve bachelor, kam vendosur që turistët, qytetarët, fshatarët etj. ta kenë një projekt, të cilin dikur mund ta bëjnë realitet.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2279

Included in

Architecture Commons

Share

COinS