Date of Award

Winter 2-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Në përditshmëri, kudo që të jemi, në mënyrë permanente ndeshemi me produkte dhe shërbime të llojeve të ndryshme, me specifikat e tyre përkatëse varesishtë nga vlera e tyre e përdorimit, të cilët kanë formën përkatëse ose nuk kanë fare, janë të sferes materiale ose nuk i takojnë asaj sfere, janë të dukshme ose të prekshme ( i takojnë sferes materiale-automobili, lojërat, objektet dhe cdo send qe i takon botës materiale dhe që mund të kënaq nevojat e bleresve) ose të padukshme (produktet në formë të shërbimeve të ndryshme ose ideve-dhënia e këshillave të ndryshme të konsalltingut, realizimi i vizitave të ndryshme, zhvillimi i mësimit, ligjeratat etj, janë vetëm disa shembuj të produkteve që i takojnë sferes jomateriale etj.)

“ Nga kjo mund të japim një përkufizim për dimensionin e produktit që nënkupton cdo gjë që ofrohet nga ana e ofruesit në treg për blerje, përdorim ose konsum dhe që mund të plotësojë nevojat dhe kërkesat e konsumatorit”.

Edhe pse, zakonisht në strukturën e instrumenteve të marketingut miks, në kuptimin e plotë të fjalës miks, nënkuptohen katër elemente bazë të marketingut (produkti, cmimi, distribuimi dhe promocioni), të gjitha pasojat positive që shfaqen në treg janë fokusuar në dimensionin e produktit si një nga instrumentet më të rëndësishme dhe njëkohësisht “shkaktar” për ekzistimin e elementeve tjerë të marketingut miks.

Ky mendim bazohet mbi faktin se nëse nuk ekzistonte produkti-shërbimi atëhere nuk do të ekzistonte as cmimi i atij produkti, sepse nuk mund të formulohet cmimi për produktin inekzistues, nuk mund të bëhët fjalë për destinimin e produktit apo shërbimit deri te konsumatori, gjegjësisht distribuimin e tij dhe logjikisht nuk mund të aplikohët ndonjë forme të promocionit pa ekzistimin e produktit.

“Prandaj, produkti konsiderohet si instrument kryesor i marketingut miks i cili është në një interaksion me elementet tjera të sipërmendura”

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1789

Included in

Business Commons

Share

COinS