Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Bertan Karahoda
Language
Albanian
Abstract
Njeriu që nga fillimi i jetës në tokë ka vëzhguar natyrën dhe gjithçka që e rrethon , këto njohuri vazhdimisht i ka përdorur për të krijuar mjete të ndryshme, teknologjia e informacionit është zhvilluar me ritme shumë të shpjeta në dy dekadat e fundit , ku kan nisur të zhvillohen një numër i teknikave të kontrollit duke ofruar zgjidhje për shumë probleme të vështira të kontrollit në secilën fushë.
Zhvillime të tilla, si për shembull inteligjenca artificiale dhe rrjetat neurale si pjesë e saj, kanë shkrirë kufijtë midis teknologjisë së informacionit dhe kontrollit industrial, sistemet inteligjente tё prodhimit janё ato sisteme qё e mbështesin vendimmarrjen dhe procesin e prodhimit duke kombinuar njohuritë e krijuara nga eksperienca dhe nga sistemet gjenerative tё njohurive, aftësitë për tё mësuar dhe për t’u adaptuar nё ambiente dinamike, dhe nga rregullimi i komponentëve tё sistemit.
Prej paraqitjes së fuzzy logjikës nga Lotfi Zadeh në 1965 , fuzzy logjika ka pasur aplikime të mëdha sidmos në kontroll, fuzzy logjika është një metod që paraqet dhe zbaton njohurin e njeriut se si të kontrollohet një sistem.
Që nga viti 1973 fuzzy logjika është hedhur posht nga shumica e gjuhëtarëve si një teori për trajtimin e paqartësive në gjuhë, sidoqoftë në inxhinieri përdoret fuzzy logjika për të kontrolluar problemet e sistemit.
Rrjetat neurale artificiale mundohen ta imitojnë funksionimin e sistemit neuror biologjik, edhe pse janë larg imitimit të plotë të këti sistemi.
Sistemet eksperte dhe teknologjitë e rrjetit nervor janë zhvilluar në atë pikë që avantazhet e të dyjave mund të kombinohen për të krijuar sisteme më të fuqishme, në disa raste sistemet e rrjetave neurore i zëvendësojn sistemet eksperte për të gjetur zgjidhje të tjera në intelegjencen artificiale , në përgjethsi rrjetat neurale ofrojnë karakteristika që nuk mund të gjinden me metodat tjera të intelegjencës artificiale dhe ofron disa aspekte të zgjidhjeve që më parë për intelegjencën artificiale ka qenë e pamundur.
Kjo temë ka për qëllim të jep një pasqyr mbi kontrollën intelegjente , cilat janë mëtodat e kësaj kontrolle , përparsit dhe dobësit dhe aplikimet e këtyre teknikave në jetën e përditshme.
Në pjesën e parë tregohet një vështrim i përgjithshëm mbi fuzzy logjiken , rrjetat neurale artificiale, algoritmet gjenetike dhe sistemet eksperte, pastaj vazhdon me një përmbledhje të zbatimeve në fusha të ndryshme , më e përqendruar në identifikim dhe në kontrollet në industrit e ndryshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2298
Recommended Citation
Shala, Astrit, "KONTROLLA INTELEGJENTE" (2019). Theses and Dissertations. 1647.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1647