Date of Award

Summer 7-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Punimi ka për qëllim dhënien e një informacioni në lidhje me investimet dhe ndikimin e investimeve në GDP si dhe të sqarojë çështje të errëta ose të plotësojë boshllëqe, lidhur me këtë çështje. Investimet janë një fenomen relativisht i ri, që ka pasur një zhvillim mjaft të hovshëm dhe vazhdon akoma te zhvillohet ne vitet ne vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale por edhe liberalizimi i tregjeve, investimet luajnë një rol kyq në procesin e integrimit global ekonomik.

Investimet janë bazë shumë e fortë per zhvillimin ekonomik të cdo shteti, e sidomos shteteve në tranzicion. Investimet e huaja direkte paraqesin mënyrën më efektive për të krijuar vende të reja të punës në Kosovë dhe për t'i krijuar parakushtet për rritje të qëndrueshme ekonomike në të ardhmen. Kosova eshtë në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar politika zhvillimore dhe masa të tjera të rëndësishme për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm të biznesit dhe klimë sa më të favorshme investive.

Investimet e huaja direkte shpesh mund të jenë një zgjidhje për vendet në zhvillim për të zënë trendin e teknologjisë dhe zhvillimeve të fundit. Shpeshherë, në pamundësi për të gjetur dikë brenda vendit që do të jetë në gjendje për të investuar në një prurje të re, investitorët e jashtëm janë ata që mund të kompensojnë këtë mungesë të investimeve. Investimet e huaja direkte janë investime nga kompanitë që janë të bazuara në një vend, në kompanitë e bazuar në vende të tjera.

Gjykojmë se, studimi, përmirësimi dhe shtimi i njohurive në lidhje me një fushë të caktuar, nuk përbën vetëm thelbin e evolucionit për botën, por edhe për ata profesionistë, të cilët dëshirojnë të zbatojnë teknikat dhe sistemet e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1790

Included in

Business Commons

Share

COinS