Date of Award
Spring 5-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Investimet e huaja direkte janë një segment shumë i rëndësishëm ekonomik i një vendi, për arsye që dërgojnë në rritje të ekonomisë.IHD-të ofrojnë rritje të punësimit, ndërmarrjet e huaja duke punësuar shtetasit e vendeve në zhvillim ofrojnë punësim. Në mungesë të këtij investimi, këto mundësi punësimi nuk do të ishin në dispozicion te shumë vende në zhvillim.
Këto investime në vitet e fundit kanë shënuar rritje të dukshme në të gjithë botën, kjo për shkak se shumë vende, sidomos vendet në zhvillim shohin IHD-të si një element të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Investimet e huaja direkte janë një burim efektiv i kapitalit shtesë dhe vjen me rreziqet e veta.
Kosova si një vend në tranzicion hyn në pjesën e vendeve të pazhvilluara, për këtë aryse Kosova ka nevojë për investime të huaja duke parë që kapitali vendor është i pamjaftushëm. Meqenëse kapitali vendor nuk është i aftë për t'iu përgjigjur kërkesave për investime, pra, IHD-të janë ndër faktorët kryesorë për ekonominë, zhvillimin dhe uljen e papunësisë.
Thuhet se kompanitë e huaja që përdorin një shtet tjetër për investimet e tyre shfrytëzojnë fuqinë punëtore për përfitime personale, por në anën tjetër një shtet në zhvillim si Kosova do të përfitonte shumë nga këto investime.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1789
Recommended Citation
Krasniqi, Gresa, "NDIKIMI I INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE NË ZHVILLIMIN E SHTETIT" (2018). Theses and Dissertations. 1653.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1653