Date of Award
Winter 1-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Fisnik Laha
Language
Albanian
Abstract
Në kёtë punim diplome është paraqitur auditim i isistemit të menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore në kompaninё “Sole-Kosova” SH.P.K .Aspektet procedural të një auditimi të tillë janë realizuar kundrejt kritereve të kontrollit të cilat janë plotësisht brenda përshkrimeve në standardin ndërkombëtar të sistemit të menaxhimit dhe sigurisë ushqimore, EN ISO 22000. Qёllimi i punimit është vlerësimi i të gjitha procedurave kyçe perms një auditimi të brendshëm të sistemit të menaxhimit në kompani, procedura të cilat janë bazë për matjen e efektivitetit të po këtij sistemi. Vlerësimi i sistemit të tillë gjatë fazes së auditimit ka përfshirë, postjerash, edhe vlerësimin e adoptimeve të bëra në kompani në funksion të plotësimit të rekomandimeve për përmirësim të dala pas auditimeve periodike të sistemit të menaxhimit. Pas analizimit të tëgjeturave janë lënë rekomandimet shtesë për plotësime tjera teknike e procedurale, plotësime të cilat janë vlerësura si të nevojshme për rritjen e funksionalitetit të brendshëm operacional, duke pasur si orientim kyç rritjen e vazhdueshme të cilësisë në funksion të zbatimit të kritereve standard dhe plotësimit të vazhdueshëm të nevojave të klientëve.Auditimi i këtij sistemi ka rezultuar në ofrimin e një qasjeje të re dhe të pranueshme për menaxhmentin e lartë të kompanisë, qasje e cila është në funksion të mbajtjes së kostove optimal prodhuese kundrejt plotësimit të nevojave të vazhdueshme të tregut me produkte të sigurta dhe cilësore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2301
Recommended Citation
Gashi, Bahtir, "AUDITIMI I SISTEMIT TË MENAXHIMIT DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË KOMPANINË “SOLE KOSOVA- SH.P.K”" (2020). Theses and Dissertations. 1654.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1654