Date of Award
Summer 8-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mentor Geci
Language
Albanian
Abstract
Zhvillimi ekonomik i një vendi varet prej shumë faktorësh. Njëri prej faktorëve që shfaq nivelin e zhvillimit ekonomik të një vendi është edhe numri i ndërmarrjeve të cilat operojnë në vend.
Me këtë punim Diplome, përmes të dhënave statistikore kemi arritë të shfaqim dhe të dokumentojmë ndërveprushmërin e degëve të ndryshme ekonimike me njëra tjetrën. Si dhe të identifikojmë përiudhat përkatëse në të cilat numri i ndërrmarjeve të regjistruara ka pësuar rritje apo rënie, në nivel shtetëror. Studimi përfshin analizën statistikore të ndërrmarjeve të reja dhe atyre ekzistuese, duke pasur parasysh klasifikimet e ndërmarrjeve. Njëkohësisht, ky hulumtim paraqet marrëdhëniet që ekzistojnë midis veprimatarive të ndryshme, konkretisht jemi fokusuar në këta sektor: i) Ndërtimtari, ii) Prodhim, iii) Tregëti me shumicë dhe pakicë, iv) Bujqësi, pylltari, peshkatari dhe, v) Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim.
Në këtë punim është zhvilluar analizë dinamike që nënkupton hulumtimin e dukurisë ndër vite, duke përfshirë një periudhë gjashtë vjeçare, nga viti 2012 deri në të dhënat e fundit për vitin 2017. Të dhënat e përdorur në këtë studim janë të dhëna sekondare. Si rrjedhoj e kësaj, të dhënat e marra për këtë hulumtim janë të dhëna të publikuara nga autorë të ndryshëm dhe nga institute kërkimore si ASK, UBT STATS. Për të arritur rezultate është përdorur trendi parabolik, korelacioni dhe mestarja aritmetike. Më anë të korrelacionit, kemi arritur të gjejmë ndërlidhjen e sektorëve. Gjegjësisht, përmes analizës matematiko-statistikore kemi zbuluar ndikimin e ndërsjellt në mes të hapjës apo mbylljës së ndërrmarrjeve në një sektorë ekonimik në sektor të tjerë ekonimik. Formatimi i të dhënave është realizuar me anë të EXCEL-it (program kompjuterik i cili lejon përdoruesit të organizojnë, formatojnë dhe llogarisin të dhënat).
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1792
Recommended Citation
Sadiku, Hanife, "ANALIZA STATISTIKORE E NUMRIT TË NDËRMARRJEVE SIPAS AKTIVITETEVE EKONOMIKE" (2018). Theses and Dissertations. 1661.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1661