Date of Award
Fall 11-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
MSA(Marrëveshja e Stabilizim Associmit) është një marrveshje kornizë që I ofrohet shteteve të Ballkanit Perëndimor përmes të cilës bëhet zbatimi I procesit të stabilizimit dhe associmit.Kjo marrëveshje I përshtatet situatave specifike për secilin shtet partner të cilit I ofrojn një tregtim të lirë në mes të BE-së(Bashkimit Europian) dhe shtetit të kontraktuar por gjithashtu ndihmon në identifikim të objektivave dhe qëllimeve tjera të përbashkëta politike dhe ekonomike përmes së cilës bëhet një shtyrje drejt bashkpunimit më të madh regjional.Mbrenda BE-së(Bashkimit Europian) kjo marrëveshje u shërben si bazë për zbatimin e procesit të antarsimit të vendeve të kontraktuar në BE(Bashkim Europain).Shtetet e ballkanit perëndimor janë janë në një mardhënie progressive që për synim e ka stabilitetin e regjionit si dhe krijimin e kushteve për realizim eventual të një tregu të lirë.Secili shtet vlerësohet veçmas nga shtetet tjera në bazë të arritjeve të qëllimeve të percaktuara nga kjo marrëveshje e cila përmban qëllimet dhe objektivat.
Procesi u lansua në vitin 1999, kurse përmban pikat kryesore si në vijim:
i. Marrëdhëniet konraktuale (Marrëvesha bilaterale e Stabilizim Asocimit),
ii. Marrëdhëniet tregtare,
iii. Ndihmë dhe përkrahje financiare (Instrumenti për ndihmë para-anëtarësimit-IPA),
iv. Bashkëpunimi rajonal, dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Nga këto që u thanë më lart, vërehet qartë ndikimi i madh ekonomik i kësaj marrëveshjeje, andaj kjo temë e diplomës trajton ndikimin ekonomik që MSA-ja kishte dhe vazhdon të ketë në rastin e Kosovës. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian u nënshkru në Strasburg, më 27.10.2015, MSA-ja u negociua në mes të tetorit 2013 dhe majit 2014, kurse në fuqi hyri më 1 prill 2016. (European Comission,Stabilisation and association, ECSA 2016)
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1810
Recommended Citation
Ajeti, Rinor, "NDIKIMI I MARRËVESHJES SË STABILIZIM ASOCIMIT NË EKONOMINË E KOSOVËS" (2018). Theses and Dissertations. 1678.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1678