Date of Award
Spring 5-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Hasan Metin
Language
Albanian
Abstract
Objektivi i këtij punimi është që të bëhet identifikimi dhe trajtimi i risqeve në një sektor të caktuar, atë bankar, si dhe të tregoj se si duhet menaxhuar ato në mënyrë që të parandalohen humbjet si pasojë e mos kontrollimit dhe monitorimit të mirëfilltë. Zakonisht gabimet të cilat shkaktojnë humbje në ndërrmarrje janë atë të cilat nuk kanë kontroll dhe monitorim të mirë, prandaj edhe përballen me probleme të ndryshme të cilat mund të kërkojnë punë edhe më të madhe në mënyrë që të kthehen në gjendjen e mëparme por edhe më të fortë.
Si rezultat i krizës financiare të vitin 2008, shtategjitë e menaxhimit të riskut në sektorin bankar por edhe në sektore të tjera ka bërë që të ketë ndryshime të rëndësishme. Këto ndryshime kanë sjellur rritje të teknologjisë ku ka ndikuar në pritshmëri më të mëdha nga ana e klientëve, por sëbashku me ato ka krijuar edhe risqe të reja.
Menaxhimi i riksut bankar është koncept shumë më i zgjeruar se sa ai i limitimit të riskut të kredive për klientë. Gjatë ushtrimit të punëve të tyre, bankat përballen me llojllojshmëri të risqeve që mund të kenë një efekt potencial që vepron në dëmtim të biznesit të tyre. Bankat janë të detyruar të krijojnë një sistem gjithëpërfshirës dhe të besueshëm të menaxhimit të risqeve, të integruara në të gjitha sferat dhe aktivitetet e biznesit dhe të sigurohet që profili i bankës të jetë gjithmonë në përputhje me pritshmëritë e saj si dhe e gatshme për risqe të mundëshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2312
Recommended Citation
Bilalli, Blendina, "Menaxhimi i riskut në sektorin bankar (Rast studimi Raiffeisen Bank)" (2020). Theses and Dissertations. 1683.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1683