Date of Award

Summer 6-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Zhvillimi i teknologjisë në vitet e fundit ka arritur pothuajse në kulminacion dhe ka prekur gati cdo fushë të jetës tonë gjithashtu edhe bizneset dhe organizatat e ndryshme. Gati të gjitha bizneset dhe organizatat shfaqin veprimtarinë dhe hapat e zhvillimit të tyre nëpërmjet platformave të ndryshme online siç janë rrjetet sociale e web-faqet personale. Bota e digjitalizimit është duke u zhvilluar në të gjitha aspektet duke ndikuar që gjithashtu edhe marketingu të mar kahje digjitale dhe duke nisur një trend të ri të aplikimit të tij nga bizneset dhe organizatat.Ky trend cdo ditë e më shumë do të bëhet e domosdoshme per cdo veprimtari.

Marketingu digjital i trendit të cilin do t’a diskutojmë u mundëson bizneseve dhe organizatave që web-faqet e tyre të renditen sa më lartë në makinat e kërkimit duke gjeneruar në këtë mënyrë shumë më shumë trafik në permbajtjen e web-faqes.

Tema që kam zgjedhur për t’a analizuar ka të bëjë me strategjitë dhe teknikat që duhet të përdoren në mënyrë që web faqet që e implementojnë procesin SEO të renditën sa më lartë në rezultatet e makinave të kerkimit.

Të dhënat për të hartuar këtë temë janë marrë nga literaturë e duhur online, nga web faqet përkatëse.Pjesa hyrëse ka informacione të pergjithshme rreth SEO, pastaj kam paraqitur mënyrën e duhur për të organizuar SEO kampanja në mënyrë që të arrihen rezultate të pritura të shoqëruara me ilustrime sqaruese e statistika përkatese.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2308

Share

COinS