Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Bertan Karahoda
Language
Albanian
Abstract
Trendi i konstruktimit dhe konvertimit të një shtëpie të zakonshme në një shtëpi të menqur ka qenë në një ngritje të vazhdueshme në vitet e fundit, e gjithë kjo duke i’u falenderuar teknologjive të reja tash në zbatim si Internet if Things(IoT) dhe pajisjeve të menqura që kanë aftësinë e koleksionimit të të dhënave të rëndësishme me qëllim të optimizimit të konsumit dhe reduktimit të konsumit të energjisë elektrike. Shtëpitë e menqura konsiderohen të shtrenjta, mirëpo ekzistojnë mundësitë që një shtëpi e zakonshme të implementoj disa nga teknologjitë e menqura pa bërë shpenzime dhe investime të mëdha. Një mënyrë për t’a bërë këtë është përdorimi i prizave të menqura, të cilat mundësojnë deri diku që një shtëpi e zakonshme të funksionoj si një shtëpi e menqur. Qëllimi i kësaj teme është të shpjegoj ndikimin e aplikimit të prizave të menqura nëpër shtëpitë e zakonshme si dhe hapat që duhet të ndërrmeren për zhvillimin e një produkti të tillë. Duke filluar nga aplikimi i strategjive të zhvillimit të produkteve harduerike dhe aplikimin e këtyre strategjive në rastin tonë, hulumtimin e tregut të pajisjeve të menqura, zhvillimi i pjesës elektronike, programimi, zhvillimi i një aplikacioni të thjeshtë mobil dhe në fund përshkrimi i pjesëve mekanike të dizajnuara në 3D. Në këtë mënyrë duke kompletuar krijimin e një prototipi funksional të prizës së menqur i cili do të jetë në gjendje të kryej disa funksione si hyrja dhe dalja nga muri, ndërprerja e furnizimit për pajisjet e kyqura në të dhe informimi i përdoruesit për shpenzimet e secilës pajisje elektrike shtëpiake të lidhur në të. E gjithë kjo kontroll për përdoruesin do të arrihet përmes një aplikacioni mobil në kohë reale. Priza e zhvilluar do të jetë vetëm një prototip fillestar i prizës së menqur që teorikisht po shtjellohet dhe synohet të zhvillohet në të ardhmen e afërt.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2323
Recommended Citation
Nura, Brilantdon, "Zhvillim Produkti Priza e Menqur dhe Multifunksionale" (2019). Theses and Dissertations. 1706.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1706