Date of Award

Winter 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Sejdi Xhemaili

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia ka ndërruar mënyrën e të bërit biznes. Sasia e informatave që organizatat përdorin është duke u rritur vazhdimisht dhe është bërë shumë e rëndësishme për të menaxhuar dhe ndarë këtë informacion në mënyrë efikase brenda organizatës. Kompanitë duhet të jenë të shpejta në miratimin e teknologjive të reja për të mbetur konkurruese në një mjedis biznesi në zhvillim. Kjo është ku sistemet e informacioneve mund të bëjnë një ndryshim. Kompanitë dhe organizatat po investojnë shuma të mëdha në futjen e sistemeve të informacionit në organizatë duke shpresuar që të jenë në gjendje të bëjnë biznes në mënyrë më efikase. Por për tu siguruar që këto sisteme janë gjithmonë pozitive për kompaninë ne duhet t’i auditojmë. Auditimi i sistemeve të informacionit ndihmon për të vlerësuar se kur qëndron kompania, ku duhet të jetë dhe cila është mënyra më e mirë për të arritur atje. Është një vlerësim sistematik dhe i dokumentuar që analizon përshtatshmërinë kontrolleve të sigurisë me një organizatë duke përdorur standarde dhe kritere të përcaktuara. Objektivi i auditemeve të SI është të identifikojë rreziqet që një organizatë ka kur ekspozohet në mjedise kompjuterike. Një auditim i mirë planifikuar dhe i strukturuar është thelbësorë për menaxhimin e rrezikut dhe monitorimin e sistemeve të informacionit në çdo organizatë. Synimi i këtij hulumtimi është të kuptojë se sa dokumentojnë kompanitë në Kosovë sistemin e tyre dhe sa i përshtaten standardeve internacionale.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.169

Share

COinS