Date of Award
Summer 6-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mustafë Hasani
Language
Albanian
Abstract
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe si e tille, MSA, paraqet një fazë të re të marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Ky punim masteri ka për qëllim të evidentojë efektin që ka Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në të hyrat doganore në Republikën e Kosovës. Për më tepër studimi synon të qartësojë efektet e zbatimit të MSA-së që do t’i ketë në realizimin e të hyrave doganore, të cilat do të ndikojnë në ekonominë e Kosovës.
Gjatë realizimit të kësaj pune hulumtuese mbi temën e masterit, kryesisht u përdor metoda standarde e përgjithshme shkencore-kërkimore dhe atë hulumtuese. Pra, u praktikua metoda e analizës e cila e detajoi punën në vijim. Me anë të kësaj metode analizuam të dhënat që i përdorëm, literaturën për doganat në përgjithësi, si dhe për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në veçanti.
Kjo temë ka rëndësi pasi që mungon një hulumtim i thellë lidhur me ndikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në të hyrat doganore në Kosovë. Ndoshta ka të dhëna sipërfaqësore, nga dogana dhe nga Ministria e Integrimit Evropian, por nuk ka ndonjë hulumtim shkencor me një përmbajtje të tillë. Prandaj, konsideroj se ky hulumtim mund të radhitet në literatura shkencore dhe të përdoret nga studiues të rinj që merren kryesisht me këtë temë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1842
Recommended Citation
Ismajli, Dardan, "EFEKTI I MARRËVESHJES SË STABILIZIM ASOCIIMIT NË TË HYRA DOGANORE NE KOSOVË" (2019). Theses and Dissertations. 1748.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1748