Date of Award

Summer 7-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Ky punim ka për qëllim që t’u japë përgjigje ndërmarjeve të Kosovës, dhe tema ime i referohet përdorimit të strategjive të përdorura nga kompanitë që merren me shitjen e produkteve dhe shërbimeve online, e që rast konkretë kam marrë komaninë Girafa.

Qëllimi kryesor i këtij punimi është analiza e gjendjes ekzistuese, e njohjes dhe e zbatimit në praktikë të strategjive të marketingut dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësime në hartim dhe zbatim të strategjive të marketingut nga ana e kësaj kompanie.

Për të realizuar këtë punim, më është dashur të rishikoj literaturë të autorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe atyre shqiptarë lidhur me strategjitë e marketingut, të shfletojë faqe të ë gjejë material të mjaftueshëm, pasi që për fushën e marketingut kanë shkruar autor të shumtë.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe formulimit të mirë të strategjive, meqenëse një strategji konkurruese e formuluar mirë, pa marrë parasysh llojin, është një strategji e cila kërkon të ndërtojë një kompetencë dalluese në disa aktivitete kyçe dhe pastaj duke shfytëzuar të njëjtën, të krijojë një përparësi konkurruese në treg përballë ndërmarrjeve tjera.

Kjo tregon më së miri se sa është e rëndësishme të formulohet një strategji e mirë, e më pastaj të punohen planet e hollësishme detale për zbatimin e saj më të mirë dhe më të lehtë në praktikë.

Përmes këtij punimi arrita të përfitojë informata që më herët nuk i kam ditur, nga afër e pash seriozitetin e punës së kompanisë Gjirafa, e cila njëkohëshisht merret me shitjen e produketeve dhe me shitjen e shërbimeve.

Shpresojë se ky punim të jetë interesant dhe përfitues edhe për lexuesit, dhe gjërat teorike të fillojnë ti zbatojnë në praktik në kompanitë e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1850

Included in

Business Commons

Share

COinS