Date of Award

Summer 7-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Language

Albanian

Abstract

-Urbanizmi është një nga fushat me më rëndësi te veqantë në zhvillimet globale .Qytet e asaj kohe më parë ishin parë si të stërmbushura , me ndotje te theksuar dhe me shkatërrim social . Rregullimi I ketyre qyteteve nga aspekti urban/arkitektonik , infrastrukturor dhe ambiental , ishte platforma e lindjes së planifikimit urban si dhe veprimtari e veqantë e rregullimit të hapësires ne qytete. Ky punim ka si qëllim të kontribuojë sado pak, qoftë edhe në mënyrë modeste, në trajtimin e një temë sa interesante aq edhe të komplikuar, atë të planifikimit të territorit dhe të zhvillimit urban për qytetin e Suharekes . Zhvillimet në komunën e Suharekës sidomos ndërtimet e pa planifikuara nuk kanë bërë një përdorim efikas dhe të qëndrueshëm të tokës. Shumë nga zhvillimet e paplanifikuara nëpër vendbanime, mund të thuhet se i kanë përkeqësuar problemet e infrastrukturës dhe kanë çuar në degradim mjedisor. Punimi eshte bazuar ne analizat dhe hulumtimet e bera ne terren , nga te dhënat e siguruara nga institucionet përkatese , shembuj të ndryshem në botë si dhe nga intervista me qytetarë . Punimi synon të pasqyrojë dhe analizojë karakteristikat natyrore, transformimet urbane të qytetit të Suharekes , problemet e infrastrukturës lokale, me specifikat e veçoritë e secilës. Objekt i studimit janë: karakteristikat natyrore, veçoritë e zhvillimit të territorit, problemet social-ekonomike dhe problemet mjedisore të qytetit të Suharekes në vite. Do të evidentohen resurset natyrore, transformimet territoriale, problemet social-ekonomike që ka pësuar qyteti i Suharekes, si dhe do të analizohen faktorët që i kanë shkaktuar ato. Duke konsideruar qëllimin e këtij studimi, që është analizimi, rregullimi dhe menaxhimi territorial i qytetit të Suharekes , u përdoren si të dhënat primare dhe ato sekondare. Tё dhёnat që janё pёrdorur nё kёtё studim, janё arritur përmes njё rishikimi tё njё literature tё gjerё mbi urbanistikën e qytetit të Suharekes , mbi projektet dhe studimet pjesore, mbi strategji të zhvillimit të qytetit, mbi trajtën evolutive që nga fillimet e tij e deri në ditët e sotme. Studimi do të tentojë të evidentojë dinamikën e këtyre transformimeve dhe ndikimin e tyre, si dhe do të japë sugjerime konkrete mbi drejtimet që duhen ndjekur për të planifikuar sa më mirë, zhvillimin dhe planifikimin e territorit për qytetin e Suharekes, për të realizuar një zhvillim urban të qëndrueshëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2359

Included in

Architecture Commons

Share

COinS