Date of Award
Spring 5-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nazmi Zeqiri
Language
Albanian
Abstract
Për të kuptuar ndikimin e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në një vend dhe ndikimin e madhësisë së tregut në tërheqjen e këtyre të fundit, duhet të mirren parasysh GDP, GDP për kokë banori, infrastruktura, kapitali njerzor, marrëveshjet tregtare të një vendi në raport me vendet tjera, flukset e teknologjisë, lëvizjet e punës, burimet e vendit, etj. Një qasje e tillë nënkupton jo vetëm që eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve nuk janë më forma ekzekutive të transaksioneve ekonomike midis shteteve kombëtare, por gjithashtu që dimensionet e ndryshme të ekonomisë botërore janë të ndërlidhura fort. Prandaj është paksa e vështirë të zhvillohen korniza të veçanta analitike sa i përket hyrjes së IHD në një vend, pasojat që IHD përcjellin në tregun investues dhe ndikimit të madhësisë së tregut në tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte. Rritja e investimeve të huaja konsiderohet element kyç në zhvillimin ekonomik të një vendi dhe luan një rol kyç në procesin e integrimit global ekonomik.
Ideja e Investimeve të Huaja Direkte bazohet në transferimin e kapitalit të një organizate në një vend të huaj për të realizuar veprimtari prodhuese apo edhe shërbyese, ndonjëherë edhe me synim eksporti të prodhimit final apo edhe gjysmë-final në ndonjë vend tjetër.
Në qendër të këtij punimi janë të vendosura dy qështje kryesore. Së pari paraqitet një hyrje e përgjithshme në lidhje me IHD, e cila pastaj në mënyrë më të detajuar shpjegohet në pjesën e dytë te shqyrtimi i literaturës dhe së dyti shqyrtohet rëndësia e madhësisë së tregut në tërheqjen e IHD dhe faktorët të cilët përcaktojnë madhësinë e tregut.
Në fund të pjesës së dytë kemi një krahasim në mes dy vendeve Kosovë dhe Hungari. Në këtë pjesë kemi krahasuar se në cilin prej këtyre dy shteteve IHD kanë pasur mundësi zhvillimi më të mëdha dhe përshkruhen faktorët pengues dhe nxitës që kanë ndikuar në tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte.
Pjesa e tretë përfshinë deklarimin e problemit, ku në mënyrë më të detajuar janë paraqitur pengesat që kanë investitorët e huaj në vendimin për të investuar në një vend dhe po ashtu është shqyrtuar edhe madhësia e tregut si nxitës në tërheqjen e IHD.
Pjesa e katërt është metodologjia e cila paraqet mbledhjen e të dhënave, qasjen hulumtuese, ndërthurjen dhe analizën e mbledhjes së të dhënave.
Pjesa e pestë ka të bëj me diskutime dhe konkluzione ku në këtë pjesë është paraqitur një përmbledhje e pikave më të rëndësishme të shqyrtuar në punim.
Në pjesën e gjashtë janë paraqitur referencat ku është përmbledhur i gjithë burimin i literaturës i cili ka shërbyer në ndërtimin e këtij punimi.
Literatura e paraqitur në këtë punim është siguruar duke përdorur të dhënat sekondare ku këto të dhëna janë paraqitur në dy metoda: metodën kualitative ku kemi paraqitur aspekte teorike të përmbledhura nga autor të ndryshëm dhe hulumtime të cilat kanë për bazë IHD, dhe metoda kuantitative e cila ka shërbyer për paraqitjen statistikore të të dhënave.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1852
Recommended Citation
Krasniqi, Edona, "ROLI DHE NDIKIMI I MADHËSISË SË TREGUT NË TËRHEQJEN E INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE" (2019). Theses and Dissertations. 1776.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1776