Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij hulumtimi është në kuptimin e rendësisë së monedhave digjitale të cilat mendohet të jenë zbulimi më i rëndësishëm në botën digjitale pas internetit. Monedha digjitale është një bilanc i parave i cili është krijuar përmes mënyrës elektrike në një kartë vlerë të ruajtur ose përmes paisjeve të tjera. Interesimi për të prodhuar monedha digjitale çdo ditë e më shumë është rritur në masë të madhe, ato të mundësojnë blerjen në mes individëve pa ndërmjetsimin e bankave. Për tëkuptuar më mirëndikimin e monedhave digjitale, se sa e mbështetin individët këtë mënyrë të parasë është përgatitur një pyetësor. Gjithashtu për të marrë informacione shtesë për të depërtuar më hollësisht, kemi hulumtuar nga portalet,librat, revistat etj. Ky studim është bazuar pjesërisht në punën e Hayek (2013), një nga emrat e parë për interpretimin e Bitcoin në hulumtimin e tij si “Dencionalizimi i parave“. Në letrën e tij, ai diskuton sa e domosdoshme është të eliminohet perspektiva e qeverive mbi nxjerrjen e parave. Përmes hulumtimit ai sugjeron që bankat private duhet të jenë në gjendje të leshojnë “certifikatat jo-interes të bazuar në markat e tyre të regjistrua”(Hayek).Gjithashtu ai sugjeron që duhet të bëhen studime të mëtejshme për lëvizjen e lirë të parave.Megjithatë ai nuk arrin të trajtojë mjetet e transferimit të fondeve,prandaj sugjerohet të trajtohet përmes kualtitetittë metodavetë hulumtimit.Pas hyrjes, ky dokument ofron një prespektivë që identifikon bllokadën dhe teknologjitë që rrjedhin nga perdorimi i saj,si dhe shpjegon potencialet e saj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1851
Recommended Citation
Lokaj, Edisjana, "Ndikimi i mondedhave digjitale nё ekonomi" (2019). Theses and Dissertations. 1778.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1778