Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Fidane Spahija

Language

Albanian

Abstract

Analizat e pasqyrave financiare përbën një tersi mjetesh teknikash analitike dhe metodash të nevojshme për analizimi e biznesit. Është mjet diagnostifikimi për vlerësimin e aktivisteve të financimit, investimit. Gjithashtu është një mjet vlerësimi për vendimet e drejtimit dhe vendimeve te tjera te njësie ekonomikë. Fillimisht vetëm bankieret dhe disa vëzhgues shumë të specializuar ishin të afte të këshillonin mbi gjendjen financiare të njësive ekonomike. Sot janë të shumët personat apo institucionet të bëjnë një gjykim të qartë mbi përformancën dhe mbi gjendjen financiare të njësisë ekonomike.

Pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme janë ato pasqyra që synojnë të plotësojnë nevojat e përdoruesve që nuk janë në pozitën të kërkojnë raporte speciale që të plotësojnë nevojat e tyre të veçanta për informacion. Pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme përfshijnë ato të paraqitura veçmas ose brenda një dokumenti tjetër publik si p.sh. një raport vjetor ose një prospektus. Ky Standard nuk zbatohet për strukturën dhe përmbajtjen e pasqyrave financiare të shkurtuara të përgatitura në përputhje me SNK 34 Raportimi Financiar i Ndërmjetëm. KY Standard zbatohet njëlloj për të gjitha njësitë ekonomike dhe pavarësisht nëse ato kanë nevojë ose jo të përgatisin pasqyra financiare të konsoliduara ose pasqyra financiare individuale, siç përcaktohet në SNK 27 Pasqyrat Financiare të Konsoliduara dhe Individuale.

Ky Standard përdor një terminologji që është e përshtatshme për njësitë ekonomike fitimprurëse, përfshirë njësitë e biznesit të sektorit publik. Njësitë ekonomike me aktivitet jo fitim prurës në sektorin privat, sektorin publik ose qeveritar që duan të zbatojnë këtë Standard mund të kenë nevojë të ndryshojnë përshkrimet lidhur me zëra të veçantë të pasqyrave financiare dhe për pasqyrat financiare në vetvete. Pra pasqyrat financiare kanë shumë rëndësi të përgatiten për çdo aktivitet pa marrë parasysh formën për arsye se na ndihmojnë shumë në marrjen e vendimeve sa më të drejta për aktivitetin. Në këtë punime është bërë analizimi i pasqyrave financiare të një nga bankat komerciale në Kosove konkretisht Banka Ekonomike. Të analiza e rezultateve do prezantohen dy pasqyrat fondamentale të bankës ekonomike pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e pozicionit financiare dhe pastaj është bërë një analizimi i treguesve financiare. Treguesit e likuiditeti, efikasitetit, profitabilitetit, po ashtu do shohim në mënyrë grafike fitimin neto, pasurit, detyrimet dhe ekuitetin e bankës ekonomike ndër vite, po ashtu në fund do shohim krahasimin e treguesve financiare.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1858

Included in

Business Commons

Share

COinS