Date of Award
Winter 12-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Procesi depërtues dhe pastaj zhvillimi i tregut ndërkombëtar është mjaft i vështirë, në terma themelore, duke hyrë në një vend-treg të ri ngjason shumë me një situatë fillestare, pa shitje, pa infrastrukturë të marketingut në vend, dhe pak ose aspak njohuri të tregut.
Qëllimi i këtij punimi është që të identifikojë motivet e kompanive për të hyrë në tregjet e jashtme, strategjitë e hyrjes në këto tregje, kostot dhe përfitimet nga depërtimi në tregjet e huaja.
Ka një shumëllojshmëri të mënyrave sipas të cilave një kompani mund të hyjë në një treg të huaj. E njëjta strategji hyrje nuk është e përshtatshme për të gjitha tregjet ndërkombëtare. Eksporti i drejtpërdrejtë mund të jetë strategjia më e përshtatshme në një treg, ndërsa në një tjetër ju mund të keni nevojë për të ngritur një ndërmarrje të përbashkët dhe në një tjetër ju mund të licenconi prodhimin tuaj. Ka një numër faktorësh që do ndikojnë në zgjedhjen tuaj të strategjisë, duke përfshirë, normat tarifore, shkalla e adaptimit të produktit tuaj, të marketingut dhe kostot e transportit. Ndërsa këta faktorë mund të rrisin shpenzimet tuaja pritet që rritja e shitjeve do të kompensojë këto shpenzime.
Motivet e ndryshme që i shtyjnë kompanitë të hynë në tregjet e huaja kanë një emërues të përbashkët e që është rritja e fitimit në afat të gjatë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1865
Recommended Citation
Ademi, Halil, "STRATEGJITË E HYRJES NË TREGJET E JASHTME" (2018). Theses and Dissertations. 1808.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1808