Date of Award

Winter 2-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia e informacionit (IT) ka një ndikim të madh në të gjitha aspektet e jetës si ekonomia, bizneset dhe ndërmarrjet. Ekonomia globale është duke kaluar nëpër një transformim rrënjësor në të cilin IT luan një rol kyç. IT ka një ndikim të vërtetë në shumicën e industrive dhe në të gjitha aspektet e ekonomisë, ndërsa bizneset dhe ndërmarrjet vazhdojnë të pësojë ndryshime të konsiderueshme. Edhe bizneset në Kosovë e kanë kuptuar rëndësinë që ka IT në zhvillimin e biznesit të tyre, prandaj qëllimi i këtij studimi është paraqitja e nivelit të përdorimit të teknologjisë së informacionit nga bizneset e vogla në Kosovë si dhe analizimi i rolit që luan teknologjia e informacionit në suksesin e tyre. Për të realizuar studimin është përdorur metoda analitike statistikore. Të dhënat primare janë mbledhur me anë të një pyetësori i cili është shpërndarë në 36 biznese të vogla që operojnë në rajonin e Ferizajt.

Nga analiza e të dhënave, rezultoi se të gjitha bizneset e anketuara përdorin teknologji informacioni dhe qëllimi kryesor është shkëmbimi i emaileve, kontaktimi me klientët, kërkimi i informacioneve të ndryshme dhe mbajtja e financave. Lidhur me llojin e sistemit të informacionit që përdorin në biznesin e tyre, 22 të anketuar janë shprehur se përdorin Sistemin e Përpunimit të Transaksioneve (TPS), 9 kanë deklaruar se përdorin Sistemin e Menaxhimit të Informacionit (MIS), 4 përdorin Sistemin e Mbështetjes së Vendimeve (DSS) dhe 1 i anketuar ka deklaruar se përdor Sistemin e Mbështetjes Ekzekutive (ESS). Lidhur me vlerësimin e pyetjeve të pyetësorit, të anketuarit kanë vlerësuar më tepër përdorimin e teknologjisë së informacionit si mjet efektiv dhe me kosto të ulët marketing, me 4.72 pikë, ndjekur nga ndikimi që ka teknologjia e informacionit në rritjen e imazhit të markës vlerësuar me 4.69 pikë ndërsa vlerësimin më të ulët e kanë dhënë për ndikimin e IT në rritjen e produktivitetit të punonjësve dhe mundësinë që i jep biznesit për tu përgjigjur shpejt ndaj ndryshimeve vlerësuar me nga 3.67 pikë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.162

Share

COinS