Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Rajan Arapi
Language
Albanian
Abstract
Në shumicën e industrive është mjaftë e pazakontë që një kompani e vetme të kryejë të gjitha aktivitetet nga dizajnimi i produktit, prodhimi dhe montimi final deri të shpërndarja e tyre te konsumatorët final. Zinxhiri i vlerës së një organizate dhe mënyra se si ajo i kryen aktivitetet individuale janë një reflektim i historisë së saj, strategjisë dhe qasjes së saj për të implementuar strategjitë. Shumë shpesh, organizatat janë elemente të sistemit ose të zinxhirit të vlerës apo furnizimit. Për këtë arsye, analiza e zinxhirit të vlerës duhet të mbulojë tërë sistemin e vlerave në të cilin organizata operon. Ideja e zinxhirit të vlerës bazohet në pikëpamjen e procesit të organizatës, në idenë e të pamurit të një organizate prodhuese (ose shërbyese) si një sistem, i përbërë nga nënsiteme secili me ipute, procese transformuese dhe outpute. Zinxhiri i vlerës përshkruan gamën e plotë të aktiviteteve të cilat janë të nevojshme për të sjellë një produkt ose shërbim nga koncepti, përmes fazave të tjera të prodhimit, shpërndarjes te konsumatorët final dhe asgjësimit pas përdorimit. Pasi që hulumtime dhe studime të mëhershme vetëm pjesërisht kanë shpejguar pyetjen hulumtuese dhe nuk ka dijeni të mjaftueshme për kontekstin e problemit dhe njohuritë aktuale përfshijnë fenomene komplekse që duhet të organizohen dhe të analizohen më tutje, bazuar në pyetjen hulumtuese dhe rezultatin e pritur nga punimi hulumtues, si qasje hulumtuese është zgjedhur të përdoret metoda kualitative. Pas një shqyrtimi holistik të strategjive dhe të kuptuarit të natyrës së rastit të studimit, ne e zgjedhëm rastin e studimit, si strategjinë e duhur hulumtuese për këtë punim. Duke marrë parasysh analizat e mëparshme, ne përdorëm disa raste të studimit. Metodat e mbledhjes së të dhënave për rastet e studimit përfshijnë: intervistën dhe pyetësorin. Do të intervistohen gjithsej 4 kompani: M&Sillosi (Industria e ushqimit), Euro-Fat (Industria e ndërtimit), StoneCastle (Industria e pijeve) dhe Vala-Ptk (Industria e telekomunikacionit). Këto kompani janë përzgjedhur duke u bazuar në industri të ndryshme në mënyrë që të bëhet analizimi i zinxhirit të vlerës për kompaninë dhe industrinë në përgjithësi. II Përmes hulumtimit të bërë në industritë dhe organizatat e caktuara, për zinxhirin e vlerës dhe aktivitetet e tij, janë identifikuar aktivitetet më të mëdha të zinxhirit të vlerës që kanë ndikim më të madh në krijimin e vlerës për organizatat brenda tyre. Arsyet se përse këto aktivitetet të zinxhirit të vlerës cilësohen si më të rëndësishmet brenda këtyre industrive janë sepse ato e ndikojnë më së shumti koston, kualitetin, inovacionin dhe shitjen e produktit. Gjithashtu këto aktivitetet janë edhe aktivitetet në të cilat organizatat e caktuara investojnë më së shumti dhe konsiderohen si subjekte kryesore të rritjes së të ardhurave.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1863
Recommended Citation
Keqekolla, Gresa, "APLIKIMI I KOMPONENTËVE TË PROMOCIONIT MIX NË TELEKOMIN E KOSOVËS" (2019). Theses and Dissertations. 1812.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1812