Date of Award
Fall 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Jorida Xhafaj
Language
Albanian
Abstract
Ky punim shqyrton dhe analizon procedurën për shkurorëzimin e martesës me marrëveshje të përbashkët. Qëllimi kryesor i këtij punimi është shqyrtimi dhe analizimi i procedurës së shkurorëzimit sipas legjislasionit pozitivë në Kosovë. Në hyrje të punimit jepet një vështrim i shkurtër historik mbi institutin e martesës në përgjithësi dhe institutit të shkurorëzimit në veqanti. Më pas trajtohen disa nocione të përgjithshme në lidhje më institutin e martesës si: nocioni i martesës, kushtet për lidhjen dhe vlefshmërinë e martesës si dhe pengesat dhe ndalesat martesore. Për të vazhduar më pas më trajtimin e institutittë shkurorëzimit që përbënë objektin kryesor të këtij punimi, më c’rast janë analizuar në mënyrë detajuar zgjidhja e saj me marrëveshje të përbashkët, rrjedhja e zhvillimit të procedurës së shkurorëzimit, mjetet e goditjes së vendimeve etj. Për realizimin e qëllimit të tij punimi është mbështetur në këto metoda: metodën e analizës, metodën doktrinare (përshkruese) dhe në disa raste edhe metodën krahasimore dhe atë historike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2385
Recommended Citation
Ademi, Erëza, "ZGJIDHJA E MARTESËS ME MARRËVESHJE TË PËRBASHKËT" (2019). Theses and Dissertations. 1822.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1822