Date of Award
Winter 1-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Inovacioni është një nga çështjet më të rëndësishme dhe më komplekse me të cilat kompanitё ballafaqohen sot. Roli i inovacioneve mund të vlerësohet si faktori kryesor i rritjes së vlerës së kompanisë nga ana e aktorëve që operojnë në treg. Sfida më e madhe më të cilën po përballen kompanitë sot është aftësia për të menaxhuar ndryshimet e vazhdueshme që ndodhin në teknologji dhe industri dhe njehkohësisht aftësia për të stimuluar inovativitetin dhe kreativitetin. Gjenerimi i ideve ёshtё cilёsuar si njё nga aktivitete mё tё rendёsishme dhe kritike tё inovacionit, andaj kompanitë është e rendësishme jo vetem që të jenë në gjendje të gjenerojnë ide të reja, por edhe të përfitojnë nga keto ide duke sjellur vazhdimisht produke/shёrbime inovative.
Qëllimi i këtij punimi është që të kontribuoj në vetëdijësimin e ndërmarrësit rreth përceptimit të rendësisë së idesë fillestare duke dhënë një pasyrë që përshkruan në menyrë kronologjike hapat që duhën ndjekur për të arritur që një ide ta kthejnë në një inovacion të suksesshëm.
Përmes kësaj teme qëllimi kryesor është që të arrihet deri në përfundim të një pamje të përgjithshme të ndikimit të gjenerimit të ideve në procesin e suksesshem të inovacionit.
Pёr tё parё se sa bizneset kosovare po arrijnë të zbatojnë gjenerimin e ideve për të arritur sukses, ёshtё formuluar njё anketё hulumtuese parashtruar njё grupi tё kompanive kosovare tё zgjedhura nё menyrё tё rendomt. Anketa pёrmbanё gjithsej dhjetё pyetje dhe u ёshtё derguar nё menyrё elektonike kompanive.
Nga hulumtimi ёshtё arritur tё identifikohen problemet kryesore qё ballafaqohen kompanitё kosovare lidhur me gjenerimin e ideve tё mirёfillta nё sjelljen dhe zhvillimin e inovacioneve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1882
Recommended Citation
Morina, Nitё, "NDIKIMI I GJENEREIMIT TË IDEVE NЁ PROCESIN E SUKSESSHEM TË INOVACIONIT" (2019). Theses and Dissertations. 1829.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1829