Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Gonxhe Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Në këtë studim shfaqet efekti i marketingut ndërkombëtar në ecurinë e shitjeve të ndërmarrjeve. Studimi ka tre objektiva, objektivi i parë është identifikimi i rolit të strategjive të marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje, objektivi i dytë është ndikimi i marketingut ndërkombëtar në shitjet e ndërmarrjeve dhe objektivi i tretë është hulumtimi se si ndikoj MN në shitjen e produkteve të kompanisë Bibita. Gjithashtu për pasqyrimin e rëndësisë dhe nevojës për marketingun ndërkombëtarë në ndërmarrje ku fokusimi është në pikat kyqe si: standardizimi rajonal, Burimet, Konkurenca dhe Teknologjia ku kemi paraqitur shpjegime për secilen. Në këtë punim rëndësi e veqant iu kushtua faktorëve të cilët duhen vëmendje shumë e madhe kur bëni marketing ndërkombëtar, që të mos kemi gabime që ndikojnë negativisht në mënyren se si e komunikojmë produktin apo shërbimin tonë tek vendi përkatës si faktorër kulturorë, faktorët ekonomik dhe faktorët politik / juridik të cilët janë shprehur së bashku me nëndarjet e tyre.

Ky studim tregon rëndësinë e marketingut ndërkombëtar dhe ndikimin e saj në ndërmarrje. Kuptimi i tregut do të thotë që ju jeni në gjendje të identifikoni nevojat unike të audiencës tuaj, të krijoni produkte të reja dhe bindëse, t'i përshtatni produktet tuaja në mënyrën e duhur, të komunikoni me efikasitet me grupin e synuar dhe të identifikoni se si do të pozicionoheni kundër konkurrentëve tuaj.

Punimi do të bazohet në hulumtimin e literaturës nga autor dhe njohës vendor dhe të huaj, poashtu do të analizohet në menyrë kritike vërejtjet dhe sygjerimet e dhëna nga autorë dhe organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, literatura dhe raporte relevante, artikuj të ndryshëm studimor dhe të dhëna të tjera. Në mënyrë të veçant do të hulumtohen dhe të analizohen raportet e marra në lidhje me kompaninë Bibita.

Në këtë studim u analizua dhe interpretua rëndësia e një strategjie të duhur të marketingut ndërkombëtar të kompanisë Bibita arritjet e saja në tregjet e huaja, dhe ndikimi i MN në strategjinë e përgjithshme të ndërmarrjes dhe në shitjet produkteve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1880

Included in

Business Commons

Share

COinS