Date of Award
Fall 9-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Arsimi përfaqëson fushëveprimin parësore të zhvillimeve shoqërore, politike dhe ekonomike të çdo vendi. Sektori i arsimit përbën mundësinë kryesore të çdo shoqërie për t’u zhvilluar ekonomikisht dhe për t’u emancipuar në rrjedhat kulturore dhe politike. Një vend i cili dëshiron të jetë konkurrent ekonomikisht, ai vend duhet të ketë sekretin e arsimit teje të zhvilluar. Pasuria më e rëndësishme në shoqëritë bashkëkohore konsiderohet Arsimi.
Kosova ende nuk e ka të qartë arsimimin i cili është një sektor shumë i rëndësishëm për zhvillim. Nëse marrim parasysh skemën buxhetore të Qeverisë së Kosovë për këtë sektor, shihet qartazi se arsimi në Kosovës ende nuk konsiderohet prioritet i institucioneve tona. Në vend se Kosova ti ngrit fondet publike për zhvillim të arsimimit ajo përkundrazi bën zvogëlime ku në vitin 2010 nuk ka shpërndarë fonde fare. Pasi që e dimë se Kosova ekonomikisht është shumë mbrapa duke marrë parasysh vendet e tjera të rajonit, ajo duhet të bëjë ndryshime pozitive në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës, mësimdhënies dhe elementëve tjera. Kosova ka bërë hapjen e tregut për Universitete Private të cilat kanë qenë të shumta në numër dhe së fundmi procesi i akreditimit ka filtruar kolegjet më të mira të cilat sigurojnë cilësi të mjaftueshme në fushën e mësimdhënies dhe bërjes së hulumtimeve të ndryshme.
Kosova ka një Universitet publik në qendër të Prishtinës dhe në Prizren, të cilët kanë numër të madhe të studentëve dhe gjithmonë mundohen të funksionojnë sipas standardeve ndërkombëtare, mirëpo Qeveria e Kosovës duhet të destinoj më shumë fonde publike për
Institucionet e Arsimit të lartë, qoftë ato publike apo private.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.1896
Recommended Citation
Dibra, Aida, "INVESTIMET NË SEKTORIN E ARSIMIT NË KOSOVË" (2015). Theses and Dissertations. 1851.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1851