Date of Award
Summer 7-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Në këtë temë do të shtjellojmë për privatizimin të mirat dhe dobësit që na sjell proçesi i privatizimit.
Privatizimi është proces i transferimit të pronësise se biznesit, nga ndermarrje publike, në nderrmarje private, ose prones publike nga sektori publik në sektorin privat.
Privatizimi nga shumë ekspertë është konsideruar si një mjet magjik për të gjeneruar të ardhura për qeverinë, dhe për të rritur efikasitetin dhe produktivitetin për ndërmarrjet shtetërore.
Në fillim të viteve 80-ta, privatizimi është bërë nje fenomen global.
Ritmi i privatizimit ka përshpejtuar këtë fenomen, mirëpo kulmin e saj e ka arritur gjate viteve te fundit. Privatizimi si proces në shumë vende në zhvillim dhe ekonomit në tranzicion nuk ishte aq efikas, sepse shitja e ndërmarrjeve shtetërore nuk jepte rezultat.
Në këtë punim diplome ne do të mundohemi ti shtjellojmë anët pozitive dhe negative që sjell ky proces i privatizimit. Privatizimi në vendet në tranzicion ka pasur një rol mjaft të madhe ndërsa ne do te fukosohemi më shumë në procesin e privatizimit nëpër të cilin po kalon vendi ynë!
Ekonomia e Kosovës e pasluftës ka kaluar nëpër procesin e privatizimit të ndërmarrjeve të veta shoqërore dhe publike. Privatizimi tek ne i ka hapur rrugë zhvillimit të ekonomisë së tregut të lire, respektivisht kalimit nga ekonomia e planifikuar në atë të tregut të lirë.
Një kalim i tillë nga njëra formë e zhvillimit ekonomik, në një formë tjetër merr emertimin e një ekonomie në tranzicion.
Normalisht, ne do të trajtojmë, formën e kalimit të ndërmarjeve publike në atë private
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.1894
Recommended Citation
Shala, Adnan, "PRIVATIZIMI,TE METAT DHE PËRPARËSITË E TIJ" (2013). Theses and Dissertations. 1857.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1857