Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ilir Salihu
Language
Albanian
Abstract
Çdo individ posedon vlera dhe norma morale që e dallojnë atë nga individët e tjerë. Gjithashtu individët dallojnë me njëri-tjetrin edhe sa i takon karakterit dhe tipit të personalitetit. Andaj nga e gjithë kjo, mund që të thuhet se individë të ndryshëm kanë një sjellje të ndryshme sa i takon konsumimit të mallrave dhe shërbimeve.
Motivimi, perceptimi, qëndrimi dhe besimet e një individi konsiderohen si faktorë psikologjik. Faktorë të tjerë si niveli i të ardhurave, personaliteti, profesioni dhe mënyra e jetesës kategorizohen si faktorë personal.
Faktorët psikologjik janë të lidhur ngusht me emocionet. Janë faktorë të cilët shtyjnë dhe konsiderohen si arsyje për të bërë diqka. Shumë nga variablat psikologjik mund të formohen nga mësimi, kujtesa apo dhe pritshmëritë e konsumatorit. Këta faktorë luajnë rol të rëndësishem ne procesin e vendimit të blerjes tek konsumatorët. Përmes tyre konsumatori mund të krijoj besimet e tij pozitive apo negative të cilat ndikojnë drejt për drejt në sjelljen e tij/saj dhe në marrjen e vendimeve. Faktorët psikologjikë si: përceptimi, bindjet, qëndrimet dhe vlerat e një personi mund të ndikojnë ndjeshëm në përvojën dhe përfshirjen e tij/saj me produktet.
Shembuj të tjerë të ndikimeve kulturore përfshijnë gjuhën, mitet, zakonet, ritualet dhe ligjet. Konsumatorët kanë tendencë të përfshihen më shumë me produkte për të cilët besojnë se mund të plotësojnë nevojat e tyre, të cilat nga ana e tyre vlerësohen se kanë rëndësi në jetën e tyre. Faktorët personal ose individualë gjithashtu mund të shërbejnë si ndikime të forta, duke përfshirë gjininë, moshën, nivelin e të ardhurave ose klasën shoqërore, etninë dhe orientimin seksual.
Ky hulumtim është bërë me qëllim të studimit të faktorëve personal dhe psikologjik si dhe sjelljen e konsumatorëve të ndryshëm ne blerjen e produkteve apo shërbimeve të caktuara, elementet të cilët ndikojnë ne nxitjen apo ndalimin e konsumimit të produkteve si dhe vështirësimin e vendimeve në bazë të këtyre faktorëve.
Në këtë hulumtim do të sqarohen faktorët e jashtëm (kultura, klasa sociale, stili i jetesës, perkatësia etnike) dhe të brendshëm (personaliteti, motivimi, njohuritë, qendrimet, besimet dhe ndjenjat) dhe rolin e tyre në sjelljen e konsumarit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2402
Recommended Citation
Zeqiraj, Fatjona, "NDIKIMI I FAKTORËVE PERSONAL DHE PSIKOLOGJIK NË SJELLJEN E KONSUMATORËVE" (2020). Theses and Dissertations. 1864.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1864