Date of Award

Winter 2-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Science (MS)

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Ferid Selimi

Language

Albanian

Abstract

Mediat tradicionale gjatë dy dekadave të fundit kanë qenë në vazhdimësi në proces të transformimit të tyre, me qëllim të përshtatjes me mjedisin e ri që është krijuar si rezultat i zhvillimit të teknologjisë dhe internetit. Avancimi i shpejtë i teknologjisë digjitale dhe internetit është katalizatorë i transformimit të shumë industrive mediale në botë, por me theks të veçantë i industrisë së gazetave të shtypura, duke ndikuar kështu në transformimin e rolit, përmbajtjes dhe formës së tyre. Mirëpo, ky transformim ka ardhur edhe si rezultat i krizës që ka pësuar industria e gazetave ditore në botë por edhe në Kosovë. Kriza e cila ka përfshirë industrinë e gazetave ditore, ka ndikuar në rënien e tirazhit të shitur të gazetave, rënien e të hyrave nga shitja dhe nga marketingu, si dhe në numrin e stafit të redaksive të gazetave ditore. Kjo ka ndikuar në zbehjen e madhe të fuqisë së gazetave të shtypura dhe ka rritur fuqinë e mediave online në tregun medial. Ky punim diplome analizon transformimin e gazetave ditore në epokën digjitale në Kosovë, nga viti 1999 deri 2019. Nëpërmjet metodave të kombinuara kualitative dhe kuantitative në këtë hulumtim shqyrtohen reagimet dhe përpjekjet e gazetave në Kosovë për tu përshtatur me transformim e mjedisit medial në vend. Në tentim për tu përballur me ndikimet dhe ndryshimet që ka shkaktuar zhvillimi i teknologjisë dhe interneti, industria e gazetave në Kosovë në vazhdimësi ka bërë përpjekje për tu përshtatur me rrethanat e krijuara, duke transformuar në disa raste përmbajtjen por edhe aktivitetin e tyre komplet në versionin online.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2401

Included in

Communication Commons

Share

COinS