Date of Award

Fall 10-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurije Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Njëra ndër mënyrat më të mira për të tërhequr investime të huaja është krijimi i zonave të lira në vendet në zhvillim.Zonat e lira janë zonat më të përshtatshme për të siguruar kushte për tregti të lirë të një vendi , me ç’rast këto kushte mund të jenë ekonomike ose sociale.

Krijimi i zonave të lira, sidomos në vendet në zhvillim mundëson krijimin e vendeve të reja të punës, trasnferimit teknologjik dhe investimit e cila ndikon në rritjen nacionale të të ardhurave dhe këmbimin e të ardhurave të huaja. Përmes implementimit dhe fuksionimit të zonave të lira, sigurohen kushte shumë më të mira në një shtet. Zbatimi i këtyre zonave përfshin implementimin e disa procedurave ligjore dhe rregullave, të cilat nuk janë vështirë për t’u realizuar.

Një faktor tjetër që luan rëndësi të madhe në këto zona është edhe se në kohën kur krijohen këto zona në një vend, duhet të shqyrtohet edhe kampanja promovuese dhe marketingu i tyre në mënyrë që këto zona të jenë sa më atraktive për komunitetin e biznesit vendor, por njëkohësisht edhe për investitorët e huaj. Por për investimin në zona të tilla mund të jetë problem situata politike dhe stabiliteti ekonomik i vendit.

Me investimin në zona të lira krijohen avantazhe të shumta:

  • Ndërprerja e të gjitha llojeve të taksave;
  • Lejimi në hyrjen e makinerive, pjesëve dhe lëndëve të para industriale pa taksa doganore;
  • Liria e plotë e hyrjes dhe daljes së kapitalit dhe të ardhurave nga aktivitetet ekonomike;
  • Zbatimi i rregullave dhe ligjeve specifike për import dhe eksport;
  • Mos lejimi për kërkimin e vizave për hyrje dhe dalje të shtetasëve të huaj ku janë të lejuara zonat e hyrjes dhe daljes;
  • Funskionimi i rregullores së regjistrimit industrial dhe intelektual të prones dhe regjionit etj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1901

Included in

Business Commons

Share

COinS