Date of Award
Fall 9-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Arment Merovci
Language
Albanian
Abstract
Tema e cila eshte përzgjedhur është një temë mjaft e rëndësishme per zhvillimin ekonomik të një vendi,siq edhe do shihni nga punimi të cilin e realizuam norma e interesit luan një rol thelbësor qoftë në volumin e marrjes se kredise ashtu edhe në sasin e investimeve ,dhe nivelin e punsimit dhe në masë të madhe në konsumin publik.
Në nivelin e punsimit ndikon në atë mënyr pasi që kur norma e interesit është e ulët individët dhe bizneset e kanë më të lehtë për të marrë kredi, dhe për të hapur linja te reja të prodhimit dhe kështu dhe numri I puntorve do të rritej.
Ndikimi I normës së interesit në ngritjen e konsumit publik paraqitet atëher kur norma e interesit ulët, kurse individët e shohin më të përballueshme për të marrë kredi dhe për të ngritur më shumë konsumin në krahasim se kur norma e interesit është e lartë, psh produkte të tilla:
blerja e veturave,rinovimi I shtëpive,pushimet etj.
Siq dihet nga shum raporte te dala norma e interesit ne Kosovë është një ndër më te lartat ne rajon,dëmet që I pëson ekonomia kosovare nga kjo normë janë jashtzakonisht te mëdha,nëse shikohet viteve te fundit ne Kosove sasia e investimeve si të huaja ashtu edhe vendore janë në një masë jo të knaqshme krahasuar me nivelin financiar ne te cilin gjendemi.Kjo pasi investitorët e huaj mundohet që investimet të I bëjne në vendet ku kushtet për të bërë biznes janë më të mira,përveq politikës së tatimit besohet që në investime të huaja ndikon edhe qasja në fonde si dhe kostoja e këtyre fondeve.Sa më e ulët të jetë kostoja e fondeve probabiliteti që niveli I investimeve të huaja të ngritet është më I lartë.
Kreditë me afat maturimi deri në një vitë kishin normat me të larta mesatare prej 17.7 %,si dhe kreditë me afat maturimi deri në pesë vite kishin normat më të ulta mesatare prej 14.4%.Pra shihet qartë qe kjo normë është jo stimuluese për bizneset ngase krahasuar me rajonin diferenca e NI është diku rreth 10.7% ngase në rajon ështe 7%.Nga kjo normë e interesit të vetmet instucione të cilat përfitojn janë bankat,kurse ekonomia kosovare ngec shumë si në aspetkin e punsimit ashtu dhe në atë të investimeve.Nëse shikohet gjate vitit 2012 niveli I
kredive joperformuese ne Kosovë është në nivelin më të ulët ne evrop që do te thot pavarsisht normave te larta te interesit kosovarët në pagesën e kredisë jane ndër të parët në evropë mirpo prap se prap nuk ka ndonjë ulje të theksuar të normës së interesit.
Kemi analizuar barrierat kryesore me të cilat përballen bizneset vendore, nga rezultatet e marra shihet qartë që sistemi financiar si dhe infrastruktura ligjore janë disa nga barrierat kryesore.Keto janë disa nga problemet me të cilat ballafaqohet ekonomia kosovare dhe që ne jemi munduar te I sqarojm në menyrë më të detajuar.Nga anketat e bëra kemi pare se një ndër problemet kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset janë qasja ne fonde dhe norma e interesit, ata mendojn se kriteret për qasje në fonde jane shum rigoroze, dhe norma e interesit është shum e lartë e sipas tyre nuk iu jep mundësi bizneseve të zgjërojn aktivitetin ose te kenë kushte të njejta me konkurencen e jashtme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.1900
Recommended Citation
Ejupi, Alor, "KREDIDHËNIA DHE NDIKIMI I SAJ NE ZHVILLIMIN EKONOMIK NE KOSOVË" (2013). Theses and Dissertations. 1875.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1875