Date of Award
Winter 12-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Information Systems and Security
First Advisor
Bujar Ibrahimi
Language
Albanian
Abstract
Gjatё viteve tё fundit mund tё thuhet padyshim se Teknologjia e informacionit(TI) po zhvillohet me hapa shumë tё shpejtё, ku gjithashtu po rritet nevoja edhe pёr siguri tё informacionit. Pёrdorimi i teknologjisё ka evoluar me kohё dhe tani mund tё thuhet se ёshtё i pranishёm nё çdo fushё tё jetёs. Nevoja pёr siguri tё informacionit ёshtё shumё evidente edhe nё Kosovё. Ky hulumtim ёshtё zhvilluar pёr tё parё se me çfarё probleme ballafaqohet sektori bankar i Kosovёs nё fushёn e sigurisё sё informacionit.
Qёllimi kryesor i gjithё kёtij hulumtimi ka qenё ti identifikojmё problemet me tё cilat ballafaqohet sektori bankar nё Kosovё, standardet tё cilat kanё rezultuar tё suksesshme nё vendet tjera dhe qё mund tё aplikohen edhe nё Kosovё.
Ky hulumtim ёshtё realizuar me ndihmёn e pyetёsorёve tё cilёt i kam shpёrndarё tek zyrtarёt e tё gjithё sektorit bankar nё qytetin e Prishtinёs, ku nga tё dhёnat e marra, kam ardhur nё konkludim se ekzistojnё dy probleme me tё cilat ballafaqohen ata: problemi i sigurisё sё online banking dhe problemi i sigurisё sё ATM.
Vlenё tё theksohet se nё kёtё punim kam pёrdorur edhe materiale nga interneti, sondazhe, analiza dhe publikime tё ndryshme etj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.170
Recommended Citation
Latifi, Lorika, "SIGURIA E INFORMACIONIT NË SEKTORIN BANKAR TË KOSOVËS" (2015). Theses and Dissertations. 188.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/188