Date of Award
Summer 7-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Muhamed Tairi
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Infeksionet e traktit urinar janë procese inflamatore të lokalizuara në cilëndo qoftë pjesë të traktit urinar dhe janë shenjë e kolonizimit të baktereve. Këto infkesione zënë vendin e dytë për nga shpeshtësia në raport me infeksionet e sistemeve të tjera të organizmit. Ato arrijnë në më shumë se shtatë milionë vizita mjekësore dhe rëndojnë më shumë se një milionë pranime spitalore vjetore në SHBA.
Qëllimi: Punimi im ka si objektiv studimin dhe shpejgimin e kujdesit infermieror te pacientet me infeksione në traktin urinar. Qëllimi i punimit të kësaj teme është zgjerimi i njohurive lidhur me infeksionet e traktit urinar, duke përfshirë këtu: epidemilogjin, infeksionet e traktit urinar, etiologjin, patogjenezen, manifestimet klinike, parandalimin.
Metodologjia: Gjatë këtij studimi do të përdorë metoda të avancuara shkencore dhe hulumtuese të shoqëruara me të dhëna të mjaftueshme. Metodat e përdorura për të arritur deri tek qëllimet e parashtruara më lartë janë të ndryshme dhe të kombinuara, janë përdorur metoda deskriptive, metoda deduktive dhe metoda komparative në mënyrë që të arrihet caku i dëshiruar. Punimi fillon me një hyrje të përgjithshme mbi sistemin urinar duke treguar më detajisht për anatomin e sistemit urinar, pastaj vazhdojm me infeksionet ne sistemin e traktit urinar, në kapitullin e katër tregohët për kujdesin infermieror ndaj pacientëve me sëmundje të tilla dhe në fund kam paraqitur rastin e studimit.Në pjesën e fundit kemi paraqitur të dhënat statistikore mbi numrin e pacientëve të diagnostifikuar me infeksione ne traktin urinar në spitalin e Vushtrrisë në repartin e urologjisë. Ato janë analizuar në bazë të moshës dhe gjinisë.
Përfundim: Në bazë të hulumtimeve të bëra në spitalin e Vushtrrisë mund të them se infeksionet urinare si në çdo spital tjetër, edhe tek ne zënë një numër të konsiderueshëm të pranimeve spitalore, të cilat kërkojnë një kujdes të veçantë dhe specifik, si në trajtimin ashtu edhe në parandalimin e komplikimeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2403
Recommended Citation
Tahiri, Fatmire, "KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTËT ME INFEKSIONE TË TRAKTIT URINAR" (2020). Theses and Dissertations. 1900.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1900