Date of Award

Summer 8-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arton Qorri

Language

Albanian

Abstract

Kjo temë Bachelor është e përqendruar në trajtimin e qerdhes si institucion i cili i mundëson fëmijëve përfitimin e aftësive thelbësore sociale, emocionale, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë e studimit që ai do të përdorë gjatë gjithë shkollimit të tij. Ideja e trajtimit të qerdhes ka për prioritet aplikimin e Arkitekturës së Qëndrueshme, si element themelor në dobi të mjedisit dhe shoqërisë. Ndërtesa do jetë kryesisht e vetëqëndrueshme që nënkupton se do bazohet në përdorimin e burimeve natyrore për prodhimin e energjisë së nevojshme për funksionim. Rëndësi do i kushtohet edhe përzgjedhjes së materialeve dhe minimizimit të ndotjeve në ekosistem si tërësi. Gjatë zhvillimit të institucionit do trajtohen strategjitë e fituara si rezultat i analizave të bazuara në faktorët ekonomik, social dhe mjedisor. Ndër të cilat mund të theksojmë: shfrytëzimi i burimeve natyrore, reduktimi i ndotjeve dhe emetimit të CO2, socializimi, rritja e sigurisë, barazi mes komuniteteve.

Përparësi tjetër mund të veçojmë edhe orarin 24h të punës në raste të veçanta varësisht kërkesës së prindërve. Ideja bazohet në përkujdesjen e fëmijëve gjatë natës në kohën kur prindërit e tyre janë në udhëtime pune, evente te ndryshme etj. I gjithë projekti do bazohet në plotësimin e nevojave dhe kërkesave për zhvillimin e fëmijëve në këtë institucion, në përputhje me shfrytëzimin e strategjive të përdorimit të energjisë së ripërtëritshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2427

Included in

Architecture Commons

Share

COinS