Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Sejdi Statovci

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Kirurgjia përfshinë një specialitet të vjetër të mjekësisë. Periudha preoperative fillon prej momentit kur pacienti pranohet në Klinikën e Kirurgjisë ose Qendrën Emergjente dhe zgjat deri në momentin e fillimit të operacionit kirurgjik. Qëllimi i punimit: Ky studim kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave të cilët kanë kryer ndërhyrje kirurgjike në Klinikën e Kirurgjisë të Fëmijëve pranë SHSUK, në Prishtinë. Metodologjia: Ky punim është një hulumtim retrospektiv dhe deskriptiv që përfshinë 609 pacientë të cilët kanë kryer ndërhyrje kirurgjike në Klinikën e Kirurgjisë të Fëmijëve pranë SHSUK për periudhën kohore Janar - Qershor 2019. Rezultatet: Prej 609 pacientëve në studim, 342 ishin meshkuj (56%) dhe 267 ishin femra (44%). Sipas vitit të lindjes më së shumti pacientë ishin të moshës 14 deri 17 vjet të cilët ishin 271 (44%) pacientë, të cilët më së shumti ishin nga vendbanimi i Prishtinës dhe diagnoza më e shpesh është Apendicitit akut. Konkluzionet: Përvoja e operacionit mund të jetë jashtëzakonisht stresuese për fëmijët dhe familjarët e tyre edhe kur procedura konsiderohet e vogël. Qëllimi i përgjithshëm i kujdesit preoperative është të identifikojë faktorët e rrezikut dhe të planifikojnë kujdesin për të siguruar sigurinë e pacientit gjatë gjithë përvojës kirurgjikale.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2424

Included in

Nursing Commons

Share

COinS