Date of Award
Summer 7-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Fitim Selimi
Language
Albanian
Abstract
Hyrja Pneumoni në mjeksi është inflamacion i parenkimës mushkërore e shprehur në gjuhën popullore, ndezje e mushkërive.Pneumonia është një infeksion në njëren apo të dy mushkëritë. Mund të shkaktohet nga bakteret, viruset ose kërpudhat. (https://sq.wikipedia.org/wiki/Pneumonia)
Qëllimi Qëllimi kryesorë i këtij studimi është që ta kuptojmë se cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes së pneumonisë, cilat mosha janë më të prekura nga kjo sëmundje, cila gjini atakohet më shumë si dhe këshillimi infermierorë rreth parandalimit të pneumonisë. Metodat Metodologjia është pothuajse pjesa më e rëndësishme e këtij punimit, ky studim përdor një përzierje të metodave të mbledhjes së të dhënave dhe mënyrat e hulumtimit. Siç i takon mënyrave të studimit, kemi përdorur mënyrat cilësore dhe sasiore. Për temën e përzgjedhur për studim, është e dobishme dhe e favorizuar kryesisht metoda sasiore. Rezultatet Nga studimi që kam bërë, ku kam marrë informacione nga përsonat kompetentë dhe përgjegjës për statistika në spitalin rajonal në Gjilan kam identifikuar se nga mostra prej 30 përsonave,70% e tyre ishin nga zonat urbane ndërkaq vetem 30% nga zonat rurale. Konkluzionet
Pasi i morra të dhënat në spitalin rajonal në Gjilan për periudhën 6 mujore (janar-qershor) erdhëm në përfundim se sëmundja e pneumonisë më shumë i atakon përsonat e moshuar.
Ku nga 30 përsona të diagnostifikuar me sëmundjen e pneumonisë 17 përsona ishin mbi moshën 50 vjeqare. Rekomandimet Ne si infermierë për këtë sëmundje duhet që në mënyr të vazhdueshme ta bëjmë edukimin e popullatës dhe të rekomandojm tek ata: Të ndalojnë konsumimin e duhanit, të ndalojnë konsumimin e alkoolit, të mbajnë sistemin imunitar të fortë.(Bëni gjumë të mjaftueshëm, ushtroni rregullisht dhe hani një dietë të shëndetshme),të marin vaksinat për të ndaluar pneumoninë,të marin medikamentet e caktuara nga mjeku
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2423
Recommended Citation
Dauti, Gentiana, "KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTET ME PNEUMONI" (2020). Theses and Dissertations. 1920.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1920