Date of Award

Spring 4-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Osman Sejfijaj

Abstract

Në kohën e sotme ku ne po jetojmë biznesi dhe ndërmarrjet biznesore kryesisht ndërmarrjet tregtare janë gjithmonë e më shumë në rritje, e sidomos në Republikën e Kosovës, që ndoshta edhe pse vend i vogël, pjesa e të bërit biznes nuk mungon dhe është mjaftë e madhe. Duke u përsosur secili në mënyrën e tyre ne tani hasim në shumë ndërmarrje biznesore si ato të vogla, të mesme por edhe nga ato të mëdha si në Industri. Megjithëse egziston një numër i madh i bizneseve, të bërit biznes është mjaftë sfiduese e sidomos kur sot të arrish të mbijetosh duke luftuar konkurrencën dhe papritshmëritë që të dalin përpara e bëjnë shumë të vështirë. E gjithmonë të arrish të kesh sukses duhet që pas suksesit të rreshtohen shumë faktorë të cilët janë pjesë kyqe që biznesi të ketë arritje. Një ndër kushtet e domosdoshme të ndërmarrjet për arritjen e objektivave dhe sigurimin e avantazhit konkurues në ambientin e biznesit të cilat mbajnë ndër vete qdo hap dhe qdo pjesë të veprimeve është Plani i Biznesit.

Ky punim trajton pikërisht si temë kryesore funksionimin dhe menaxhimin e prodhimit të produkteve në ndërmarrjet vendore, me krijimin e një Plan Biznesi në industritë e prodhimit të mishit në vend, ku si rast studimi do të marrim Industrinë e Mishit Calabria “Natura”. Duke u ndjekur nga objektivi kryesorë, ne nëpërmjet metodës së hulumtimit e cila do të zbatohet në këtë punim kemi arritur të përpilojmë një Plan Biznesi si dokument të rëndësisë së lartë e cila do ta pasyroj ndërmarrjen në mënyrë të detajuar.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2436

Included in

Business Commons

Share

COinS